Shpërthen miniera, 1 vdes 8 plagosen
19/10/2011 Vetëm një muaj nga përufndimi i grevës së urisë ndodh tragjedia në Bulqizë
Hetimet: Punonjësit nuk ishin në punë, po verifikohej për situatën e gazit
Një shpërthim i fuqishëm në një pus të minierës së Bulqizës, ka marrë jetën e një minatori si dhe ka plagosur 8 të tjerë. Ngjarja tronditi qytezën e vogël duke vënë në alarm gjithë banorët. Disa minatorë kishin hyrë në nivelin e 16-të të minierës për të matur gazin, kur ndodhi shpërthimi. 8 minatorë që punonin një nivel më poshtë, në të 17-in, u nxorën të plagosur fillimisht. Gjendja tepër e rëndë e 3 prej tyre solli nevojën për transportim me helikopter drejt Tiranës. Fillimisht 2 minatorë rezultuan të zhdukur dhe vetëm pas 1 orë kërkimi, 1 prej tyre u gjet i pajetë në pus, kurse një tjetër u nxor gjallë. Pusi administrohet nga firma ACR, ndaj së cilës minatorët prej 3 muajsh vijojnë greva e protesta, me qëllim përmirësimin e pagave dhe kushteve në punë. RISHM dyshon se pati shpërthim gazi të paparashikuar. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Drejtori i minierës, Medi Zogu, sjell fakte se si mund të ketë ndodhur ngjarja. ACR disa orë pas ngjarjes u shpreh se hetimet do përcaktojnë shkakun e ngjarjes së rëndë. Minatorët nuk kanë qenë duke punuar, ka qenë përfundimi i mbledhjes së Task Forcës për shpërthimin, nga i cili humbi jetën një minator dhe u plagosën 8 të tjerë. Ndërkohë që Task Forca ka kërkuar të verifikohet leja e ACR për ndërhyrjen në minierë. Gjendja e 2 prej 3 minatorëve që u sollën rëndë në Spitalin Ushtarak nuk dihet. Prej më se 5 orësh ata ndodhen në sallën e operacionit.
Reagimet
Megjithatë, ngjarja nuk ka kaluar pa komente politike. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla deklaroi nga Spitali Ushtarak se ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, duhet të japë dorëheqjen pas vdekjes së sotme të minatorit Shyti dhe plagosjes së tetë kolegëve të tjerë. “Ngushëlloj familjen e të ndjerit. Nuk mund të nxjerrim përgjegjësitë, pasi është detyrë e organeve të hetimit. Ky është gabim njerëzor, për të cilin ne edhe kemi hyrë në grevë. Historia e Bulqizës është e dhimbshme dhe fatkeqësisht po shoqërohet edhe me të vdekur ende. Ministri sot mblodhi task forcën, por ne i kemi kërkuar prej tre muajsh që ta mbledhë. Sot, pasi vjen vdekja, ai mbledh task forcën për të marrë vendime e hequr licenca. Jeta e minatorit nuk kthehet më. Kudo që të ndodhte një rast i tillë, ministri duhet të jepte dorëheqjen. Ata mblidhen pasi ndodhin vdekjet. Duhet të japin dorëheqje e të japin llogari para organeve”, u shpreh Nikolla.
Ndërkaq, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vizituar minatorët e plagosur, të cilët janë të shtruar në Spitalin Ushtarak. Kryesocialisti Rama ngushëlloi minatorët për humbjen e kolegut të tyre, ndërkohë u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. “Kryetari Edi Rama vizitoi minatorët e plagosur pas tragjedisë së radhës në Bulqizën e tradhtuar nga shteti dhe të mbytur në zgafelleën e korrupsionit qeveritar. Edi Rama ngushëllon familjen e minatorit të vrarë dhe duke u uruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve, solidarizohet edhe një herë me Bulqizën e me të gjithë skllevërit e korrupsionit qeveritar në Bulqizë”, - u shpreh Rama. Kryesocilisti Rama premtoi se opozita me të ardhur në pushtet do të vendosë drejtësi për atë që ai e quajti plagë e korrupsionit shtetëror. “Kryetari i opozitës garanton bulqizakët dhe mbarë qytetarët shqiptarë se me të ardhur në qeveri, Aleanca për të Ardhmen do të bëjë drejtësi për të gjitha plagët e tmerrshme të korrupsionit shtetëror”, - theksoi Rama.
Po matnin gazin
Reagon ACR: Hidhërim për ngjarjen
Firma koncesionare ACR reagoi pas ngjarjes në minierën e Bulqizës. ACR sqaron se gjatë punës për hapjen e pusit të ri numër 9, një nga detyrimet e marrëveshjes koncesionare me METE, është hasur një vatër hidrogjeni. Sipas njoftimit, grupi ekspert i ajrimit, në përbërjen e të cilit është gazmatësi dhe tre punëtorë ajrimi, kanë shkuar në front për të matur gazin dhe për të përgatitur tubat për ajrimin e frontit. Njoftimi sqaron se pas disa momentesh kur këta ekspertë ishin në distancë rreth 40-50 metra larg ballit të punimit ka ndodhur shpërthimi i gazit. Si pasojë e këtij shpërthimi, punëtori i ajrimit, Naim Shyti, ka humbur jetën dhe 7 minatorë të tjerë janë plagosur. Arsyeja e shpërthimit ende nuk është e ditur, por priten përfundimet e ekipeve eksperte të RISHM, që do të përcaktojnë shkakun. ACR shpreh hidhërim për humbjen e jetës së punëtorit të ajrimit, Naim Shyti, ndërsa po merr masa për trajtimin shëndetësor të minatorëve të plagosur.
Tragjedia, reagon ministri Nasip Naço
Kishte urdhër pezullimi, po verifikohet
Ngjarja në Bulqizës vuri në lëvizje Ministrinë e Ekonomisë, një ekip pune i së cilës, nën drejtimin e zv/ministrit Neritan Alibali, është nisur me urgjencë me helikopter. Pak ditë më parë METE pati lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në minierën e kromit Bulqizë, deri në vënien në gatishmëri pune të saj, në lidhje me sigurinë në punë, i datës 10 gusht 2011. Specialistët do të verifikojnë nëse punëtorët e firmës koncensionare ACR ishin duke kryer veprime kundër urdhrit të dhënë nga METE, apo ishin në minierë për riparimin e defekteve të konstatuara për shkak të ndërprerjes së punimeve. Ministri Naço, i shpreh ngushëllimet familjes së punonjësit Naim Shyti dhe u uron shërim të shpejtë të plagosurve. Për ministrin Naço, nxitimi i disa politikanëve për të fituar kredo politike nga fatkeqësitë, nuk është njerëzor. “Nëse ndokush shpreson të fitojë nga fatkeqësitë, ai është i pashpresë”, - tha Naço. Ai ka ndjekur nga afër transportimin dhe ecurinë e shëndetit të të plagosurve në minierën e Bulqizës.
Inspektori
Zekaj: Zona u inspektua një muaj më parë
“Inspektorët tanë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e tragjedisë”. Kështu deklaroi drejtori i Repartit të Inspektimit dhe Shpëtim Minierave RISHM, Saimir Zekaj, i pyetur në lidhje me shpërthimin e gazit në minierën e Bulqizës. “Ajo që mund të them është se para një muaji RISHM ka kryer vëzhgimin e fundit në këtë zonë të minierës dhe i ka lënë detyra të caktuara për rehabilitimin e minierës specialistëve të kompanisë Albanian Crom ACR”, - tha drejtori i RISHM. Lidhur me shkaqet e ngjarjes, sipas tij “është herët për t’i përcaktuar, pasi gjendja është tepër kaotike dhe momentalisht po punohet për pastrimin e zonës dhe më tej do fillojë ekspertiza të kryejë hetimet e saj”.