E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-presidencialet sot e marta e madhe

Votuesit ne 10 shtete amerikane zgjedhin sot një kandidat republikan për zgjedhjet presidenciale, ndërsa proçesi elektoral ka arritur në një moment kyç.
Gjatë së martës së madhe do të votohet në Ohajo, Xhorxhia, Masaçusets, Tenesi, Vermont, Virxhinia, Oklahoma, Idaho, Dakota e Veriut dhe Alaske.
Ohajo, ku do të përballen Mit Romni dhe Rik Santorum, do të jetë shteti më i vëzhguar. Fituesi në këto zgjedhje do të përballet me Barak Obamën në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Favoriti Mit Romney, ish-guvernator i Masacusets dhe një biznesmen i pasur, po kalon një moment pozitiv pas katër fitoreve rresht.
Por ish-senatori i Pensilavnise, Rik Santorum, që prezantohet si një konservator i vërtetë në garën për kandidat për president, shpreson të ndalen zinxhirët e fitoreve të rivalit të tij. Ndërkohe, ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Njut Gingric po bën një përpjekje të fundit për të ringritur flamurin e fitores. Së fundmi ai doli fitues në një sondazh të kryer në vendlindjen e tij Xhorxhia.
Kongresmeni nga Teksasi, Ron Paul, shpesh herë i konsideruar si një kandidat i humbur që në fillim për shkak të tendencave liberale, shpreson të shënojë fitoren e parë në Alaskë dhe në Dakotën e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›