Wikileaks Erdogan ka edhe dy vite jete

Shumë serioze e cilësojnë gjendjen shëndetësore të kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan, e-mailet konfidenciale të agjencisë globale të inteligjencës Stratfor, të publikuara nga Vikileaks, duke shkruar se kryeministrit i mbeten vetëm 2 vite jetë.
E-mailet e Stratfor, kanë si burim informacioni kirurgun, që ka marrë pjesë në ndërhyrjen që bëri kryeminsitrin turk për kancerin në zorrën e trashë.
Të dhënat për shëndetin e kryeministrit Erdogan dalin nga një këshilltar i kryeministrit turk, ish-ekspert mbi çështjet energjitike dhe besueshmëria e këtij informacioni është konsideruar shumë e mirë.
Sic thuhet dhe në e-mailet e kompanisë, në ndërhyrjen e dytë që iu nënshtrua kryeministri, në shkurt, i hoqën rreth 20 cm nga zorra e trashë.
“Prognozat nuk duken të mira. Kirurgu tha se parashikon edhe dy vjet jetë për kryeministrin. Ndoshta kjo do të shkaktojë përçarje në partinë “Për drejtesi dhe zhvillim”. Presidenti Gyl nuk ka mbështetje, Davutoglu është bërë paranojak dhe beson se të tjerët po përpiqen ta minojnë" thuhet në dokumentin e Stratfor, që zbulon gjithashtu konkurencën midis informatorit dhe ministrit të Jashtëm turk. Gjithashtu në dokument thuhet se Erdogan ka besim vetëm tek zëvëndësi i tij Ali Barbacan dhe ministri i Energjise Taner Jiltiz.
Pasiguria e shëndetit të Erdogan krijon shqetësim të madh në SHBA, sepse kryeministri turk është një faktor i stabilitetit në vend.