E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytje te medha ne Australi

Rreth 9 mijë personave iu kërkua të largoheshin nga shtëpitëe tyre në qytetin Uaga-Uaga në Juglindje të Australisë, ndërsa vazhdojnë përmbytjet për të disatën ditë.
Forca policore, ushtarake dhe shërbimet e emergjencës, janë angazhuar për të ndihmuar në evakuimin e banorëve, bëjnë të ditur mediat lockle.
Ditë të tëra reshje të dendura shiu, kanë shkaktuar në tre shtete të Australisë përmbytje të mëdha, duke shkaktuar të paktën 2 viktima. Një prej viktimave humbi jetën në makinë, ndërsa po tentonte të dilte nga ajo. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të mos qarkullojnë me makinë në këto ditë, kur rrugët janë të mbushura me ujë. Fryrja e lumit Marrembrixh është edhe më e lartë se ajo e vitit 1974, si dhe nga viti 1844.
Kryeministrja Xhulia Gillard tha se ushtria ka zbarkuar në zonat e prekuara dhe janë të gatshëm për çdo ndihmë ndaj banorëve, ndërsa policia ka shkuar në çdo derë, duke iu kërkuar banorëve të largohen.
Muajin e kaluar me mijëra persona u evakuuan nga Kuinslandi, pasi përmbytjet përfshinë qytetin për të tretën here në më pak se dy vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›