Izraeli paralajmeron nga SHBA-ja Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëron Iranin se po skadon afati për të ndalur totalisht programin bërthamor të Iranit. Duke folur në një konferencë në SHBA, Netanjahu tha se nuk do të lejojë që populli i tij të jetojë në hijen e asgjësimit. Izraeli i frikësohet faktit se Irani po zhvillon programin për të ndërtuar armë bërthamore. Duke folur para rreth 13 mijë delegatëve në komitetin amerikano-izraelit për çështjet publike, (AIPAC) Netanjahu tha se Izraeli është i vendosur të ndalë zhvillimin e armëve bërthamore të Iranit.
“Jemi të vendosur të ndalojmë Iranin në zhvillimin e armëve bërthamore. I kemi të gjitha opsionet në tavolinë. Shteti hebre nuk do t’i lejojë ata qeë kërkojnë shkatërrimin tonë. Një vend që ndërton raketa balistike, që prodhon mijëra centrifuga që ndërton objekte bërthamore nëntokësore, po i bën të gjitha këto për të përparuar në shkencën mjekësore?
Ndërsa presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se ka ende kohë për diplomaci ,por të gjitha opsionet mbeten të hapura.
Në një takim më herët në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Obama tha se lidhja mes dy vendeve është e pathyeshme. Ai tha se SHBA besojnë se “ekziston ende një dritare që lejon një zgjidhje diplomatike”.
“Si kryeminsitri izraelit ashtu dhe unë, duam ta zgjdhim këtë çështje në mënyrë diplomatike, pasi i kuptojmë kostot e çdo aksioni ushtarak”, tha Obama.
Pas presionit ndërkombëtar që ka vazhduar prej vitesh dhe dështimeve të negociatave, Izraeli ka kërcënuar me luftë Iranin.