E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistët shkodranë: “Me Edi Ramën në krye, PS nuk vjen në pushtet as për një mijë vjet”

Haxhi Qamilit të PS-së i ka ndodhur në Shkodër përballja e parë serioze me anëtarësinë socialiste. Socialistët vendorë e kanë sulmuar kryetarin mandatprerë e në menopauzë politike si dhe “byrekun” e tij Maqo se po luanin një farsë që s’fshihte dot përgjegjësinë për falimentimin e 28 qershorit. Megjithë djersët e ftohta të Edvinit, socialistët shkodranë nuk i kanë kursyer atij prognozën se me të në drejtim, PS-ja nuk do të vinte në pushtet as për një mijë vjet

TIRANE – Në takimin e djeshëm Shkodër, kryetari mandatprerë i PS-së Maqo Lakrori, si dhe kandidati rival i emëruar prej atij vetë. Maqo Lakrori e kanë ndjerë veten shumë ngushtë nga protestat e socialistëve, të cilët i kanë akuzuar ata se po luajnë një farsë, veç për të mbajtur nën frerë një parti që s’do të vijë kurrë në pushtet.
Dy kandidatët uzurpatorë e vijuan fushatën për zgjedhjet e përgjithshme në PS, në qytetin e Shkodrës, por në vend të shpalosjes së “platformave”, u përballën me irritimin e shkodranëve.
Sapo Edi Rama ka nisur të flasë për atë që e quan “marrëdhënia e kushtëzuar me Parlamentin”, pyetja e shkodranëve ka qenë e pandryshueshme, “Ç’përgjegjësi mban për humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit? Pse s’ke sërish strategji për bashkimin e së majtës”, ndërkohë që po vetë, shkodranët s’kanë ngurruar të thonë edhe përgjigjen e tyre, “Me Edi Ramën në krye të PS-së dhe pa kryer një bashkim të mirëfilltë të së majtës, socialistët s’do të vijnë në pushtet as për një mijë vjet”.
Nga ana e tij Edi Rama si gjithmonë ka humbur qetësinë kur ndodhet në vështirësi, megjithatë pjesën e justifikimeve ia ka lënë kandidatit rival të emëruar rpej aitj vetë, Maqo Lakrorit.
Tortura politike e Edvinit dhe e Maqos ka vijuar edhe në Lezhë, ku është shfaqur e njëjta rezistencë nga ana e anëtarësisë socialiste.
Tashmë farsën e garës nuk e ha më njeri dhe duket se turi dhe propaganda edviniste do të ndalet pa nisur mirë, për t’u interesuar veç për përmbushjen e një dëshire; atë të uzurpimit të postit të kryetarit dhe daljen nga menopauza politike, 26 shtatorin e ardhshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›