Acarohet Berisha. Sulmon drejtuesin e Fiks Fare Nje cakall
Dy kreret e politikes Edi Rama dhe Sali Berisha jane konfrontuar dje ne distance per televizionin Top Channel i cili publikoi videon skandaloze te Ilir Metes. Nuk do te kisha ridale sot para jush nese Saliu sdo kishte adresuar ne menyre mafioze dhe publike televizionin Top Channel duke dhene sinjale kercenuese per drejtorin e televizionit si dhe ate te emisionit Fiks Fare. Saliu tha qe nuk i ve nofka drejtorit nderkohe qe e quajti cakall gazetarin e njohur Filip Cakuli duke folur jo si Kryeminister po sic eshte ne te vertete kusar i zene ngushte nga drita e te vertetes tha kryetari i PS-se Edi Rama. Gjate konferences per shtyp nga godina e Kryeministrise shefi i qeverise Sali Berisha tha se ai qe ka poshteruar Top Channel ai duhet te behet pergjegjes. Top Channel e ka dhene sic e ka porositur Edi Rama pasi ajo eshte porositur nga Edi Rama. Duke komentuar publikimin e videos dhe interpretuar sipas versionit te tij permbajtjen e saj kreu i qeverise tha se ajo video u transmetua pasi u manipulua dhe falsifikua me nje pafytyresi ekstreme sepse te marresh persiper te manipulosh nje dokument ku behet fjale per Kryeministrin e vendit tregon se je i zhveshur nga cdo norme morale tregon se konstantja e atij qe e ka bere kete eshte vetem pafytyresia dhe gazetare te tille nuk ka por e kane bere me urdher. Sipas Berishes ky eshte urdhri i Edi Rames dhe une disponoj sic disponoja fakte qe eshte manipuluar videoja sic denoncova dje manipulimin e videos dhe ata te dy me dukeshin fatkeqij ata dy djemte e cakallit te Fiksit sepse atyre u eshte dhene urdher nga Edi Rama. Ne rast se kjo behet nga kryetari i opozites per Kryeministrin imagjinoni se si mund ti beje gjemen ky person qytetareve te vendit. Top Channel eshte nje kundershtar i Sali Berishes dhe une absolutisht respektoj cdo kundershtar. Me keni degjuar ndonjehere ju mua te vendos nofka ose te citoj emrin e drejtorit te Top Channel.
.