Meta: 8 maji, fitore e thellë
“8 maji, është problemi më i madh i kryesocialistit Edi Rama, sepse qytetarët kanë vendour që Bashkia e tyre të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të mafiozëve, sepse renditet e 147 për dhëniet e lejeve të ndërtimit, ku funksionon monopoli i korrupsionit. Qytetarët nuk mund të mbahen peng për një kupolë kriminale, ndaj roli i LSI-së është përcaktues”. Me anë të kësaj deklarate, ish-zv/kryeministri Ilir Meta gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar theksoi se koalicioni i integrimit do të fitojë në zgjedhjet e 8 majit, përballë këtyre çimkave.
Duke bërë një bilanc gjatë qeverisjes së LSI, Meta vuri në dukje se gjatë një periudhe të shkurtër kohore, LSI-ja ka bërë të mundur një arritje të madhe, e cila është heqja e vizave.
Ndërkaq, Meta shtoi se e gjithë kjo situatë nuk ishte e papritur, por kishte një motivacion dhe një objektiv të qartë.
“Ish kolegu im që na doli çimkë, pasi nuk mori garanci se do të hynte në qeveri na sulmoi me të gjithë bateritë e tij në emer të krimit të organizuar. Nuk ka brirë, është përpjekja për të ndryshuar legjitimitetin jo me vite por me manipulime, me presione me mbledhje korruptive”.
“Pas montimit të kësaj video mostruoze, të ketij morali të vështirë politike te dirigjuar nga kryeçimka Edi Rama, pasi vendosa lënien e imunitet dhe pasi i lejova Prokurorisë hetimin, dhe se do të ishte i domosdoshëm për integritetin dhe moralin. Betejen ligjore do ta fitojmë përballë montazhit të krimit të organizuar e të gjithë kësaj bande që do të marë pushtetin dhe drejtesine në vend”, tha Meta.