Qëndrimi serb ndaj Kosovës, irracional

Kundërshtimi i Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës është irracional, sepse nuk mund ta kthejë prapë atë, ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, duke shtuar se Podgorica një kohë të gjatë e ka konsideruar pavarësinë e Kosovës si të sigurt".
Ne nuk kemi ndërmend që ta bindim Serbinë se qëndrimi ynë është i drejtë, por ne nuk jemi hipokritë që ta fshehim qëndrimin tonë se pozicioni i Serbisë është politikisht iracional, ka thënë Djukanovic për të përditshmen serbe Politika.
Kreu i ekzekutivit malazez ka shtuar se pavarësia e Kosovës është bërë zyrtarisht e pakthyeshme edhe për shkak të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve tjera me ndikim brenda Bashkimit Evropian.
Djukanovic gjithashtu i ka bërë thirrje Beogradit të mos lejojë që marrëdhëniet mes dy vendeve të mbeten nën hijen e Kosovës. (REL)