Virusi në aksion

Numri i të prekurve nga virusi i gripit të derrit në Kosovë, mund të jetë edhe më i lartë sesa shifrat zyrtare të publikuara të martën nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo për faktin se ky dikaster nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me institucionet shëndetësore në pjesën veriore të vendit.
Milan Jakovlevic, drejtor i spitalit në veri të Mitrovicës, ka deklaruar të martën se numri i pacientëve të nacionalitetit serb, me simptomat e këtij virusi, në atë zonë të vendit, është shumë i lartë. Deri më tash, në spitalin tonë kanë kërkuar trajtim mjekësor 329 pacientë, te të cilët janë regjistruar shenja klinike të virusit të ri, A H1N1, është shprehur Jakovlevic. Analizat e personave të dyshuar si të prekur me këtë virus, ky spital i kryen në Beograd. Momentalisht, në Klinikën Infektive gjenden 8 të sëmurë. Nga ta, 6 meshkuj dhe dy femra. 2 meshkuj janë në gjendje të rëndë. Shpresojmë që gjendja e tyre të përmirësohet. Sa i përket repartit të Pediatrisë, në hospitalizim janë 17 fëmijë dhe të gjithë janë relativisht në gjendje të mirë, është shprehur Jakovlevic për radion Evropa e Lirë. Pavarësisht kësaj, në Prishtinë, ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi dhe ai i Arsimit, Enver Hoxhaj, janë takuar të martën me të gjitha hallkat e sistemit shëndetësor në vend. Mungesën e kontakteve të drejtpërdrejta me organet shëndetësore në pjesën veriore të vendit, e pranon edhe vetë ministri Alush Gashi.
Megjithëkëtë, ai sqaron se informacionet i marrin përmes ministrave serbë që ndodhen në Qeverinë e Kosovës, të cilët kanë kontakte të përditshme me spitalet që administrohen nga strukturat paralele.
Ministri Alush Gashi thotë se nuk ka vend për panik, edhe pse deri më tash, zyrtarisht është konfirmuar infektimi i 19 personave.
Të infektuarit
Përveç 6 rasteve të mëhershme të personave të prekur gjatë verës nga ky grip, të martën, analizat e kryera në laboratorin përkatës në QKU, kanë konfirmuar edhe 2 raste të fundit të shtetasve kosovarë të nacionalitetit shqiptar të prekur nga ky virus.
Njëri prej këtyre personave i datëlindjes 1961 nga Prizreni, është në gjendje të rëndë dhe ndodhet i shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë, duke u mjekuar me medikamentin tamiflu. Gjendja shëndetësore e pacientit, një ditë pas konfirmimit të prekjes së tij nga virusi është më e mirë, por në mjekësi nuk ka garanci, thotë ministri Alush Gashi. Rasti tjetër, sipas informacioneve jozyrtare, është biri i një mjeku nga Prishtina. Përveç këtyre 8 rasteve, zyrtarë të MSH-së konfirmojnë se janë edhe 8 persona të tjerë, shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb që janë bartës të këtij virusi.
Ata ndodhen të shtrirë në Spitalin e Veriut të Mitrovicës. Nëse këtij numri i shtohen edhe 3 rastet e mëhershme të serbëve të prekur me AH1N1, atëherë numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë, sipas të dhënave të MSH-së, arrin në 19 persona.
Alush Gashi, ministër i Shëndetësisë, apelon te qytetarët e vendit që të mos bien në panik, por ti kushtojnë rëndësi së madhe higjienës personale e kolektive dhe ajrosjes së ambienteve. Ai sqaron se Ministria i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Vlerësohet se brenda vitit, nga ky virus do të preken mbi 2 miliardë njerëz në tërë botën. Përgatitjet në Kosovë janë të fokusuara në zbatimin e të gjitha masave parandaluese, thotë Gashi.
Plani
Duke folur të martën në Prishtinë para të gjithë drejtorëve të spitaleve të vendit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, mjekëve, infektologëve dhe drejtorëve të klinikave, ministri Gashi u kërkoi angazhim dhe organizim.
Këshillat sado të thjeshta të duken, ato shpëtojnë jetë. Infektologët kanë marrë me kohë të gjitha udhëzimet e nevojshme, u shpreh ai. Kreu i shëndetësisë në vend siguroi kosovarët se Ministria ka siguruar doza të mjaftueshme të ilaçit tamiflu, në formë ampulash, por jo edhe vaksina.
Sipas tij, nëse llogaritet për kokë banori, furnizimi i Kosovës me këto doza është më i mirë sesa në vendet e rajonit. Sa u përket vaksinave, nga 10-përqindëshi i parë i dhuruar nga OBSH-ja, jemi siguruar që do të ketë edhe për ne, thotë ministri i Shëndetësisë, duke sqaruar se prodhimi i këtij ilaçi nuk ka shkuar ashtu siç është planifikuar.
Ministri Gashi sqaron se janë duke bërë përgatitje për tu furnizuar me të gjitha mjetet e mundshme, duke përfshirë këtu edhe vaksinën, për të cilën thotë se do të arrijë në muajin dhjetor, periudhë kur pritet të jetë edhe kulmi i personave të prekur nga ky virus.
Shkollat
Pavarësisht kësaj, ministri i Shëndetësisë thotë se në rast të epidemisë, fiton organizimi e jo dituria, pasi me informacionet për këtë virus janë të njoftuar të gjitha organet përkatëse.
Ndërkohë, të dy ministrat, ai i Shëndetësisë dhe Arsimit, kërkuan nga të gjitha institucionet shkollore që në baza të rregullta të raportojnë për mungesën e nxënësve për arsye shëndetësore, për të pasur mundësi të përcjellin përhapjen e mundshme të këtij virusi.
Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj thotë se dikasteri që ai drejton, do të marrë vendime në lidhje me procesin mësimor, në varësi të gjendjes në terren dhe informacioneve që do të marrë nga MSH-ja, pasi në sistemin arsimor të vendit, llogaritet të jenë rreth gjysmë milioni nxënës dhe studentë. Ne do të urdhërojmë mbylljen e ndonjë shkolle, varësisht nga rekomandimet që do të marrim nga MSH-ja, edhe pse tash për tash nuk ka vend për panik, thotë ministri Hoxhaj.
Këshillat
Infektologët kërkojnë që objektet shkollore dhe ato publike në përgjithësi, duhet të mirëmbahen edhe më shumë. Në të njëjtën kohë, nuk duhet harruar edhe mirëmbajtja e higjienës personale.
Duhet të ajrosen sa më shumë dhe sa më shpesh ambientet e brendshme dhe gjithashtu të pastrohen, thotë Jusuf Dedushaj, infektolog. Në sy të ministrit Gashi, ai kërkon që QKUK-ja të ndërmarrë masa radikale sa u përket vizitave që iu bëhen të sëmurëve nga të afërmit, që ndodhen të shtrirë në klinikat e kësaj qendre.
Nuk ka nevojë që për një të sëmurë të qëndrojnë nga pesë apo gjashtë veta të familjes. Janë mjekët që kujdesën për ta, u shpreh Dedushaj, duke sqaruar se me ajrosen e ambienteve të brendshme, sa më shumë të jetë e mundur, fuqia e virusit bie, ngase ai nuk është shumë i qëndrueshëm ndaj të ftohtit.
Ushqimi
Infektologu Sali Ahmeti këshillon që për të rritur organizmi imunitetin, personat e sëmurë dhe jo të sëmurë nga ky virus, përveç që duhet të qëndrojnë sa më shumë jashtë, duhet të konsumojnë në masë të madhe pemë dhe perime, të pinë lëngje të freskëta. Përveç këtyre, do të sugjeroja edhe konsumim të limonit, ngase ka shumë vitaminë C, të nevojshme për organizmin, thotë infektologu Ahmeti për Express.
OBSH
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla, thotë se institucionet shëndetësore dhe të tjerat kanë bërë përgatitjet e nevojshme kundër virusit A-H1N1. Ai gjithashtu thotë se OBSH-ja, krahas ndihmave trajnuese, do të ndihmojë edhe me vaksina. Organizata Botërore e Shëndetësisë, falë donacioneve që janë dhënë nga shtetet e zhvilluara dhe kompanitë e ndryshme prodhuese të vaksinave, është zotuar dhe do të jetë e gatshme që të japë donacion në Kosovë 220 mijë doza të vaksinës për gripin A-H1N1, thotë Syla.