E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet në bazë të standardeve

Autori i Lajmit: Red.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Edmond Spaho, reagon menjëherë pas konferencës së kryetares së deputetëve socialistë, Valentina Leskaj, lidhur me projekligjet “Për procedurat tatimore”dhe atë “Për falimentimin”, duke i konsideruar ata si të standardeve ndërkombëtare. “Ligji i procedurave tatimore është përgatitur në një proces 16-mujor nga ekspertët, me ndihmën e USAID-it dhe në kuadrin e programit “Millenium Challenge Coorporation”, - u shpreh Spaho. Sipas kreut të komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ky projektligj ka marrë mbështetjen e plotë të Bankës Botërore, FMN-së dhe Komisionit Evropian. Madje, ai pohoi se projektligji është konsultuar për 6 muaj me radhë dhe ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për sa i përket projekligjit për falimentimet, Spaho u shpreh se është një ndër kërkesat më të rëndësishme e detyrat më madhore për krijimin e klimës së favorshme të biznesit në Shqipëri. Spaho tha se projektligji është hartuar dhe mbështetur nga Komisioni Evropian dhe është shqyrtuar hollësisht nga Doing Business, duke pasqyruar të gjitha sugjerimet e tyre.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›