E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qerimaj dorezon medaljet

Ishte çështje kohe, megjithatë tani ka ardhur momenti. Erkand Qerimaj duhet të dorëzojë medaljet e fituara në Europianin 2012 të zhvilluara në Antalia. Në atë aktivitet, peshëngritësi shqiptar u shpall kampion i dyfishtë Europe, megjithatë më pas rezultoi se kishte përdorur substanca të ndaluara.

Tashmë, nëpërmjet një letre të presidentit Tamas Ajan, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes kërkon dorëzimin e medaljeve nga 24-vjeçari. Bëhet fjalë për medaljen e argjendit në stilin e shkëputjes dhe dy medalje ari në shtytje e dygarësh.

Qerimaj u pezullua me 4 vjet pasi kishte deklaruar përdorimin e substancës, “Metyl hexanamine”, e përfshirë në listën e dopingut prej vitit 2011. Më pas ai vërtetoi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë se suplementin sportiv e kishte përdorur prej mungesës së informacionit. Dënimi iu ul në 15 muaj, megjithatë shkodrani humbi medaljet e fituara dhe mungoi në Olimpiadën “Londër 2012”.

Në anën tjetër, letra e ardhur nga IËF ka bërë të buzëqeshë peshëngtitësin tjetër shqiptar, Daniel Godelli. Ai është lajmëruar që të dorëzojë dy medaljet e bronzit, të fituara në Europianin e Kazanit, në stilin e shtytjes dhe në dy-garësh.

Godelli do të marrë dy medalje argjendi prej paraqitjes në vitin 2011, prej skualifikimit të rusit Vladislav Lukanin. IËF ka kërkuar që, për të përshpejtuar procesin, medaljet të dorëzohen në Kongresin që do të zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›