Sharif, Zhivagoja që erdhi nga Egjipti
U bë i famshëm në botë për rolet në filmat "Doktor Zhivago", "Lorenci i Arabisë" dhe "Vajza zbavitëse". Sot, 76-vjeçari ka një jetë të re si një aktor që merret me temat e integrimit dhe tolerancës si "Monsieur Ibrahim". Vendi e nderon duke i besuar presidencën e Festivalit të Kajros, por pasioni i tij mbeten lojërat me kuaj dhe letra. "Të ngrenë adrenalinën. Janë më të mira se një orgazëm"
Omar Sharif fshihet pas një veli, jo për t‘iu shmangur ndokujt, por për t‘u mbrojtur nga dielli i nxehtë i Kajros. Ndoshta ajo që mban në kokë nuk është tamam një vel, por një çallmë për t‘u mbrojtur nga i nxehti, njësoj si ato që përdorin tuaregët në shkretëtirë, që me katër metër copë fashojnë të gjithë kokën, madje edhe fytyrën për të fshirë çdo pikë djerse. Tuaregët e quajnë "lithan", në arabisht thuhet "imamah". Po ta vini re me kujdes, edhe mes këtyre dy përcaktimeve ekziston një botë.
Sharif është shumë i famshëm në Kajro, në kryeqytetin e të gjithë botës arabe, ndryshe nga ç‘mund të jetë në Evropë ose Los Anxhelos. Zakonisht kur taksistët tregojnë ndonjë barsoletë, personazhet e kësaj të fundit janë: Presidenti Mubarak, ylli i futbollit Abo Trieka dhe i treti është Sharif.
Omar Sharif jeton në Kajro që prej 16 vjetësh, pikërisht që atëherë kur braktisi Francën. E vërteta është se ai ka bërë dy "bypass", i pari e detyroi të mos pinte më 100 cigare në ditë, ndërsa i dyti e bëri që të rikthehej në shtëpi. Sharif ka lindur në Aleksandri, 76 vjet më parë dhe kishte pesëdhjetë vjet që nuk kthehej në shtëpi. Aleksandria e tij, por edhe Egjipti, nuk ngjanin aspak me kujtimet e tij të rinisë, atëherë kur ishte një djalosh i bukur, aristokrat dhe me shumë fat. Kur ishte i ri frekuentonte kolegjin kozmopolit dhe aristokrat të Aleksandrisë. Në atë kohë mbretëronte mbreti Faruk dhe i biri studionte në të njëjtën klasë e shkollë me Omarin dhe Youssef Chahine. Në të njëjtën lagje, në Maadi, studionte edhe Al Zawahiri. Faruk u bë një mbret i trishtuar, u dëbua në Romë dhe vdiq në mënyrë tragjike. Youssef ishte një poet shumë i pëlqyer në Francë dhe u bë regjisori më i famshëm i shekullit XX. Al Zawahiri u diplomua në Mjekësi dhe tani është numri dy i Al Qaeda-s. Shumë e çuditshme jeta, apo jo?
Omarit nuk i pëlqejnë shumë intervistat me gazetarët, si dhe nuk i duron dot ata egjiptianë që e pyesin: "Sa femra keni puthur gjatë xhirimit të filmave tuaj?" Gjithsesi përpiqet të jetë i sjellshëm, sepse të tillë janë të gjithë njerëzit në Kajro. Egjiptianët nuk thonë kurrë jo, sepse të thuash jo është mungesë e theksuar edukate. Omar nuk dëshiron të flasë për "Lorencin e Arabisë", filmi që i hapi dyert e Hollivudit, për paratë e humbura dhe lojërat (me kuaj, brixh, lojë me letra dhe ruletë), jo për gjë, por do të duheshin tri ditë për të folur për arritjet dhe humbjet e tij.
Sharif jeton në një hotel jo shumë luksoz. Recepsionisti i telefonon menjëherë zotit Sharif pa bërë shumë pyetje. Nëse dikush ka numrin e saktë të dhomës së hotelit dhe është aty pas orës katër të pasdites, atëherë pyetjet kursehen. Kështu funksionojnë gjërat në Kajro. "Oh, e kam harruar takimin", përgjigjet nga ana tjetër e telefonit Omari, me një frëngjishte me theks arab. "Ju lutem më jepni 30 minuta kohë dhe më pas do të zbres". Teksa presim që ai të zbresë zbulojmë se Omar jeton prej vitesh në këtë hotel. Del vetëm në orën 09.00, kur shkon për të ngrënë në restorantin e të birit, Tarik, që te filmi "Doktor Zhivago" luan rolin e Jurit të vogël dhe ishte tetë vjeç.
Omar Sharif është një burrë me shumë botë. Emri i tij i vërtetë është Michel Demitri Shalhoub, flet rrjedhshëm gjashtë gjuhë të huaja dhe kushedi sa gra ka puthur vërtet.
Kur hapi derën e dhomës dukej shumë i moshuar, realisht një tjetër njeri: i dobët dhe krejtësisht i thinjur. Nuk i ngjante aspak bukuroshit doktor Zhivago. Mbi tavolinë gjendet një filxhan kafeje dhe një shishe uiski. Është ora pesë e pasdites dhe sapo është zgjuar. Mund të thuash me bindje të plotë se nuk është më i bukur si dikur, jo sepse është plakur, por se e ka humbur atë energji dhe ndriçim që kishte në sy. "Nuk më intereson të flas për kinemanë, sepse unë nuk shkoj kurrë aty", janë fjalët e para.
Në dhomë, që pothuajse është bosh, ka dy divane, një tavolinë xhami dhe një televizor. "Nuk shoh shumë televizor, kam disa DVD, por nuk i përdor. Më pëlqen vetëm teatri, shoh atë që dëshiroj, ndërsa në kinema kamerat fokusohen vetëm te një personazh. Nuk më pëlqen të më detyrojnë të shikoj dikë që nuk më pëlqen. Për më tepër i njoh të gjitha truket dhe ky fakt më nervozon pa masë".
Dy çmime "Oskar", një "Golden Globe", një "César" dhe një çmim për karrierën në Venecia. Ka bashkëpunuar me regjisorin më të madh të botës arabe, Youssef Chahine, që edhe pas 50 vjetësh është ende po aq i famshëm sa George Clooney, por për fat të keq kinemaja e nervozon. "Punoj, sepse të luajturit më kushton shumë", thotë Omar pa u ndrojtur, "dhe kur më mbarojnë lekët i rikthehem sërish kinemasë. Ja, kjo është jeta ime".
Zoti Sharif, a mund t‘ia shpjegoni ndjesinë tuaj atij që nuk luan?
Të rritet adrenalina. Të luash lojëra me kuaj dhe ruletë është më mirë se të arrish një orgazëm. Loja ka revolucionuar jetën time. Mund të flas vetëm për kuajt dhe ruletin, ndërsa për brixhin nuk di ç‘të them, nuk mund ta shpjegoj.
Omar Sharif e pëlqen shumë Napolin. Mos vallë sepse Napoli ngjan shumë me Kajron? Në Napoli shkoja me shumë dëshirë për të luajtur me Pietro Forquet, një prej lojtarëve të brixhit më të njohur në botë. Napoletanët janë të thjeshtë, por vendi është i komplikuar. Aty ndihem si në shtëpinë time.
Ju flisni gjashtë gjuhë, jeni i kënaqur për këtë? Sot nuk është ndonjë gjë e madhe të dish gjuhë të huaja. Është normale, tashmë nuk ka njeri në botë që të mos flasë dy apo më shumë gjuhë të huaja.
Në Kajro Sharif është ende një gjëegjëzë e komplikuar: i lindur nga një baba kopt dhe nënë katolike, i konvertuar në libanez dhe me një djalë të jashtëligjshëm në Itali. Kur interpretuat Shën Pjetrin, shumë ekstremistë u nervozuan. "Po, është e vërtetë. U nervozuan shumë edhe kur putha Barbara Streisand në filmin ‘Funny Girl‘, sepse ishte lufta mes Egjiptit dhe Izraelit. Gjërat nuk ndryshojnë. Një natë po darkoja me një mik në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë bashkëbisedimit ai më pyeti se pse nuk kthehesha në Egjipt? I thashë se procedurat për të hyrë dhe për të dalë nga vendi ishin ç‘njerëzore dhe se nuk e kisha ndërmend të kthehesha më.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Festivalit të Kajros, Sharif kërcente në skenë si Çarli Çaplini, pas Susan Sarandon
dhe para njerëzve me pozitë të qeverisë së Mubarakut: "Nëse nuk do të kisha kërcyer si Çarli Çaplinin nuk do ta kisha kuptuar anën politike të gjërave. Jam i bindur se kam bërë shumë gabime, por dëshira për t‘u bërë aktor më lindi nga Çaplini. Unë jam komunist dhe i shoh gjërat me një sy shumë kritik. Tani e di se vetëm kështu, duke i bërë të tjerët për të qeshur, mund t‘i bind". Kohët e fundit keni interpretuar "Monsieur Ibrahim", një mysliman që adopton një fëmijë hebre, gjithashtu rolin e Hassan dhe Marcos, historia e një kopti dhe atë të një myslimani. Jeni bërë një aktor i impenjuar?
"Kam xhiruar edhe një serial televiziv, që titullohet ‘Hawen We Anin‘ që këtu te ne shfaqen gjatë muajit të Ramazanit dhe është historia ime".
Cila është historia juaj monsieur Sharif?
"Mamaja ime ishte një grua e thjeshtë dhe shumë e devotshme. Unë jam martuar shumë i ri, por u divorcova, sepse nuk mund të isha besnik. Sot kam vetëm një djalë dhe nëse dëshiroj të flas me ndokënd, i telefonoj atij. Kjo është e gjitha. Zgjedhja më e mirë që më ka ndodhur në jetë është vetëm emri, Omar Sharif".
E keni zgjedhur për dashuri apo për karrierë, për t‘u bërë mysliman apo për t‘u martuar me Faten Hamama, aktoren më të famshme të botës arabe? Po nipërit tuaj kujt feje i përkasin?
"Ata, duke qenë se janë fryt i tri martesave të ndryshme, u përkasin edhe besimeve të ndryshme. Unë nuk flas kurrë, është djali im ai që i edukon. Ata e dinë se kjo gjë nuk ka vlerë për mua, që është diçka të cilën duhet ta mbajnë në zemër".