E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Me Berishen edhe pas vitit 2013

Fatjona Mejdini

Meta nuk ndalet ne garancite qe jep per nje koalicion afatgjate me Berishen, teksa ka deklaruar se koalicioni mes PD dhe LSI, pritet te vazhdoje edhe ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 dhe pertej ketyre zgjedhjeve. Kjo ishte deklarata qe beri dje kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, pergjate nje konference per shtyp. "Ky afirmim i ketij koalicioni, nuk do te jete cudi te perseritet me shume sukses dhe ne 2013", deklaroi Meta. Ai garantoi se mes dy forcave politike PD-se dhe LSI-se, do te kete nje qeverisje te qendrueshme. "Kur flas per nje qeverisje te qendrueshme, kam parasysh nje qeverisje dhe nje koalicion qe funksionon ne radhe te pare, ne baze te nje programi te perbashket politik dhe qeverises dhe se dyti, kjo mazhorance do te konfirmohet shume here dhe me e fuqishme, sesa rezultati i zgjedhjeve problematike te 28 qershorit", shpjegoi lideri i LSI-se. Kreu i LSI, tashme ne koalicionin e djathte qeverises, deklaroi se vendi eshte ne prag te krijimit te nje qeverie te re dhe shprehu bindjen, se ajo te jete solide, per kater vitet qe vijne. "Kjo qeveri synon qe te garantoje jo vetem stabilitetin institucional te vendit, por njekohesisht dhe ndertimin e nje qeverisjeje, e cila do te perballoje sfidat me te cilat ndeshen te gjithe qytetaret shqiptare dhe natyrisht sfidat qe ka vendi, te cilat kane te bejne me vete ecurine e integrimit evropian", shpjegoi Meta ne lidhje me prioritet e qeverise se re. Sipas tij, LSI perpara se te nenshkruaje marreveshjen e qeverisjes me PD-ne, ka punuar dhe ka terhequr mendimet e perfaqesuesve te ndryshem dhe te eksperteve te shoqerise civile. Po keshtu, Meta siguroi edhe njehere se LSI ndonese do te merrte pjese ne nje qeveri te djathte, do te ruante rolin e saj si nje force progresiste e majte. Por ai nuk ka lene menjane as informimin e publikut, nepermjet mediave, per komunikimet qe ai ka pasur me kryetarin e Partise Demokratike, njekohesisht kryeministrin Berisha per qeverine e re. "Per sa i takon takimeve neper jahte, helikoptere ne Dhermi apo Pogradec, takime te tilla nuk ka pasur, por komunikim ka pasur dhe ende ka", pohoi Meta. Por sipas tij, cdo gje mbetet e hapur deri ne konkludimin final. "Une jam i hapur per cdo zgjidhje qe i sherben realizimit te prioriteteve te LSI-se ne axhenden e mazhorances se ardhshme. Pastaj, per sa i perket ceshtjes se pozicioneve, ne jemi te hapur dhe nuk kushtezojme me emra ministrish apo institucionesh", theksoi ai, duke mos dhene detaje ne lidhje me emrat e ministrive qe LSI-ja do te drejtoj ne qeveri. Ne lidhje me kundershtaret brenda LSI-se per marreveshjen me PD, Meta theksoi se kushdo qe ka nje mendim me te mire eshte i mirepritur qe te vije ne menyre individuale apo dhe ne grup. "Jo vetem kaq, po une jam aq transparent sa do t'ju ftoja dhe ju ne rast se ata e kane te domosdoshme, qe te kete dhe media ne nje takim me kryetarin e LSI", theksoi kryetari i LSI-se, duke u treguar i hapur per nje ballafaqim publik. Sipas tij, LSI ishte nje parti transparente dhe ai nuk diskriminonte asnje perfaqesues te kesaj partie per mendimin ndryshe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›