Qeveria, 142 milionë për "Microsoft"-in
Këshilli i Ministrave vendos në dispozicion të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit 142 milionë lekë për realizimin e programit "Microsoft".
Në mungesë të zv/kryeministrit, në varësi të të cilit është kjo agjenci dhe duke marrë parasysh faktin se detyrimet ndaj kësaj shoqërie duhet të likuidohen brenda muajit qershor 2008, është rënë dakord që ky material të paraqitet në Këshillin e Ministrave, i propozuar nga ministri i Financave. Efektet financiare prej 142 milionë lekësh do të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Me vendim qeverie është miratuar marrëveshja e partneritetit mes qeverisë sonë dhe shoqërisë "Microsoft", që ka një detyrim financiar të qeverisë shqiptare prej 426 milionë lekësh, në vlerë totale dhe shtrihet në një afat kohor prej 3 vjetësh.