Rama, letër Topit: Lironi nënë Feriden
Kreu i socialistëve, Edi
Rama, i kërkoi dje zyrtarisht
Presidentit
Bamir Topi lirimin e të
moshuarës së arrestuar për kultivim
të bimëve narkotike. Përmes
një letre të bërë publike, Rama i
parashtron kreut të shtetit
kërkesën e tij për rastin e Feride
Bakos. Në mbështetje të kompetencave
të Presidentit, të parashikuara
nga neni 92 germa "b", si
edhe neni 93 dhe 94 të Kushtetutës
së Republikës së Shqipërisë.
Kërkesa, vijon Rama,
është për një shtetase të moshuar,
e cila aktualisht vuan një dënim
me heqje lirie. "Por në gjykimin
tim përmbush katërcipërisht çdo
kriter të arsyeshëm që bota e
qytetëruar njeh për faljen", u
shpreh Rama. Sipas tij, e gjithë
Shqipëria, madje e gjithë bota shqipfolëse,
ka ndjekur përmes medias
historinë tronditëse të Feride
Bakos, gruas 75-vjeçare që
mbahet në Burgun 325 në Tiranë
për kultivim bimësh narkotike.
"Pasi ka humbur djalin emigrant
e në ndërkohë edhe të shoqin, ajo
ka mbetur e vetmja mbështetje
për dy nipërit e saj ende fëmijë, të
cilët mbijetojnë vetëm, në një kasolle
pa asnjë kusht për t‘u quajtur
shtëpi", shkruan Rama. Çdo
ditë që kalon, tha ai, është një
aventurë e paparashikueshme
për ata dy fëmijë, ndërkohë që
gjyshja e kyçur në burg është
shëmbëlltyra e pafajshme e
varfërisë skajnore që ka shtyrë
përtej kufijve të ligjit atë vetë
edhe të tjera gjyshe apo nëna të
shkreta. "Të cilat janë privuar nga
liria në kulmin një lufte dëshpëruese
për të rritur fëmijët e tyre
në mungesë të plotë të çdo
mundësie e mbështetjeje që do
t‘jua kishte kursyer këtë episod sa
të pashmangshëm ligjërisht, aq
poshtërues moralisht. Jo vetëm
për ato vetë po për të gjithë shoqërinë",
theksoi Rama. Ai premtoi
se do të bëjë gjithçka mundet
për të nxitur e gjetur mirëkuptimin
e palëve në Kuvendin e Shqipërisë,
në mënyrë që ky grusht
fajtoresh pa faj të trajtohet me një
ligj, që i hap rrugë konsiderimit,
rast pas rasti, të mundësisë së
kthimit të tyre pranë fëmijëve të
mbetur rrugëve pa asnjë mbështetje
e pikë referimi. Por, këmbënguli
Rama, ju kërkoj me dorë në
zemër që me autoritetin që Ju jep
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
të dekretoni faljen e shtetases
75-vjeçare, Feride Bako,
dhe të mundësoni kësisoj ribashkimin
e asaj cope familje shqiptare
që ka mbetur e ndarë mes një kasolleje
fshati ku çdo ditë gdhihen
dy fëmijë të vetmuar dhe një
dhome të Burgut 325, ku çdo ditë
ngryset një gjyshe e mbetur
vetëm. "Me bindjen absolute se
kjo kërkesë ka miratimin e të
gjithë gjyshërve e prindërve të
këtij vendi po edhe e të gjithë
fëmijëve të tyre, dhe me
shpresën e madhe se Ju nuk do të
ngurroni ta merrni atë parasysh,
më lejoni Zoti President t‘ju uroj
një Vit të Ri sa më të mbarë", tha
Rama. Pak ditë më parë, kreu i
opozitës ju drejtua me një apel
publik Presidentit Bamir Topi. Në
deklarimin e tij, Rama vlerësonte
se drama e pashoqe e gruas 75-
vjeçare dhe e grave që vuajnë
burgun për të njëjtën arsye nuk
është thjesht drama e saj, apo e
një grushti grash fatkeqe, por
është drama jonë e përbashkët.
Në një atdhe ku, sipas tij, skamja
shtyn në skaje ekstreme të mbijetesës
njerëz të thjeshtë, familjarë
të dëshpëruar, gjyshe e
prindër, që humbasin fuqitë për
të kërkuar dritën në tunelin e
pafund të varfërisë. "Nënë Ferideja
duhet të kthehet në shtëpi,
te fëmijët e djalit të saj të vdekur.
Çdo grua që mbahet në burg, për
të njëjtin shkak ndërkohë që me
dhjetëra e dhjetëra fëmijë janë
rrugëve në mëshirë të fatit, pa gjyshen
apo nënën e tyre, duhet të
ketë shansin e një trajtimi rast pas
rasti të mundësisë së faljes në
bazë të një ligji të veçantë", u
shpreh Rama. Shteti, shoqëria, të
gjithë ne, vijoi ai, duhet t‘i
kërkojmë dhe gjejmë gjetkë rrënjët
e krimit të kultivimit e trafikimit
e kultivimit të bimëve narkotike,
aty ku ato janë realisht. Në këndvështrimin
e Ramës, këto rrënjë
ushqehen nga varfëria, zhvillohen
në territore ku s‘ka politika
sociale e ku s‘ka as kontroll dhe
pastaj as barazi para ligjit, dhe
ç‘është më e keqja, mbeten të paprera,
pikërisht sepse të tjerë janë
ata që fitojnë nga kjo tregti, e të
tjerë janë ata që kriminalizohen e
dënohen deri në absurd, si në rastin
e Feride Bakos.
Rama, i kërkoi dje zyrtarisht
Presidentit
Bamir Topi lirimin e të
moshuarës së arrestuar për kultivim
të bimëve narkotike. Përmes
një letre të bërë publike, Rama i
parashtron kreut të shtetit
kërkesën e tij për rastin e Feride
Bakos. Në mbështetje të kompetencave
të Presidentit, të parashikuara
nga neni 92 germa "b", si
edhe neni 93 dhe 94 të Kushtetutës
së Republikës së Shqipërisë.
Kërkesa, vijon Rama,
është për një shtetase të moshuar,
e cila aktualisht vuan një dënim
me heqje lirie. "Por në gjykimin
tim përmbush katërcipërisht çdo
kriter të arsyeshëm që bota e
qytetëruar njeh për faljen", u
shpreh Rama. Sipas tij, e gjithë
Shqipëria, madje e gjithë bota shqipfolëse,
ka ndjekur përmes medias
historinë tronditëse të Feride
Bakos, gruas 75-vjeçare që
mbahet në Burgun 325 në Tiranë
për kultivim bimësh narkotike.
"Pasi ka humbur djalin emigrant
e në ndërkohë edhe të shoqin, ajo
ka mbetur e vetmja mbështetje
për dy nipërit e saj ende fëmijë, të
cilët mbijetojnë vetëm, në një kasolle
pa asnjë kusht për t‘u quajtur
shtëpi", shkruan Rama. Çdo
ditë që kalon, tha ai, është një
aventurë e paparashikueshme
për ata dy fëmijë, ndërkohë që
gjyshja e kyçur në burg është
shëmbëlltyra e pafajshme e
varfërisë skajnore që ka shtyrë
përtej kufijve të ligjit atë vetë
edhe të tjera gjyshe apo nëna të
shkreta. "Të cilat janë privuar nga
liria në kulmin një lufte dëshpëruese
për të rritur fëmijët e tyre
në mungesë të plotë të çdo
mundësie e mbështetjeje që do
t‘jua kishte kursyer këtë episod sa
të pashmangshëm ligjërisht, aq
poshtërues moralisht. Jo vetëm
për ato vetë po për të gjithë shoqërinë",
theksoi Rama. Ai premtoi
se do të bëjë gjithçka mundet
për të nxitur e gjetur mirëkuptimin
e palëve në Kuvendin e Shqipërisë,
në mënyrë që ky grusht
fajtoresh pa faj të trajtohet me një
ligj, që i hap rrugë konsiderimit,
rast pas rasti, të mundësisë së
kthimit të tyre pranë fëmijëve të
mbetur rrugëve pa asnjë mbështetje
e pikë referimi. Por, këmbënguli
Rama, ju kërkoj me dorë në
zemër që me autoritetin që Ju jep
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
të dekretoni faljen e shtetases
75-vjeçare, Feride Bako,
dhe të mundësoni kësisoj ribashkimin
e asaj cope familje shqiptare
që ka mbetur e ndarë mes një kasolleje
fshati ku çdo ditë gdhihen
dy fëmijë të vetmuar dhe një
dhome të Burgut 325, ku çdo ditë
ngryset një gjyshe e mbetur
vetëm. "Me bindjen absolute se
kjo kërkesë ka miratimin e të
gjithë gjyshërve e prindërve të
këtij vendi po edhe e të gjithë
fëmijëve të tyre, dhe me
shpresën e madhe se Ju nuk do të
ngurroni ta merrni atë parasysh,
më lejoni Zoti President t‘ju uroj
një Vit të Ri sa më të mbarë", tha
Rama. Pak ditë më parë, kreu i
opozitës ju drejtua me një apel
publik Presidentit Bamir Topi. Në
deklarimin e tij, Rama vlerësonte
se drama e pashoqe e gruas 75-
vjeçare dhe e grave që vuajnë
burgun për të njëjtën arsye nuk
është thjesht drama e saj, apo e
një grushti grash fatkeqe, por
është drama jonë e përbashkët.
Në një atdhe ku, sipas tij, skamja
shtyn në skaje ekstreme të mbijetesës
njerëz të thjeshtë, familjarë
të dëshpëruar, gjyshe e
prindër, që humbasin fuqitë për
të kërkuar dritën në tunelin e
pafund të varfërisë. "Nënë Ferideja
duhet të kthehet në shtëpi,
te fëmijët e djalit të saj të vdekur.
Çdo grua që mbahet në burg, për
të njëjtin shkak ndërkohë që me
dhjetëra e dhjetëra fëmijë janë
rrugëve në mëshirë të fatit, pa gjyshen
apo nënën e tyre, duhet të
ketë shansin e një trajtimi rast pas
rasti të mundësisë së faljes në
bazë të një ligji të veçantë", u
shpreh Rama. Shteti, shoqëria, të
gjithë ne, vijoi ai, duhet t‘i
kërkojmë dhe gjejmë gjetkë rrënjët
e krimit të kultivimit e trafikimit
e kultivimit të bimëve narkotike,
aty ku ato janë realisht. Në këndvështrimin
e Ramës, këto rrënjë
ushqehen nga varfëria, zhvillohen
në territore ku s‘ka politika
sociale e ku s‘ka as kontroll dhe
pastaj as barazi para ligjit, dhe
ç‘është më e keqja, mbeten të paprera,
pikërisht sepse të tjerë janë
ata që fitojnë nga kjo tregti, e të
tjerë janë ata që kriminalizohen e
dënohen deri në absurd, si në rastin
e Feride Bakos.