E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Punëve të Jashtme reagon për situatën në Preshevë

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi dje se
po ndjek me shqetësim të thellë situatën e
tensionuar në Luginën e Preshevës, pas arrestimeve
të kryera më 26 dhjetor 2008. Sipas njoftimit
për shtyp, përdorimi disproporcional i forcës, dhuna
policore ndaj disa prej të ndaluarve, të cilët e kanë denoncuar
atë, presioni fizik dhe psikologjik i ushtruar
ndaj familjarëve të tyre, përfshirë këtu gra, fëmijë dhe
pleq, bastisjet e objekteve, prania e shumëfishtë ushtarake
në zonat e banuara nga shqiptarët, koha kur u
krye ky operacion, të bëjnë të dyshosh se veprime të
tilla kanë prapavijë dhe paragjykime etnike. Në këtë
kontekst, vijon deklarata, duke dënuar dhunën e ushtruar
Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se transparenca
e plotë e të gjitha akteve dhe veprimeve të autoriteteve
të Beogradit në lidhje më këtë ngjarje është
tejet e rëndësishme. Teksa shprehet bindja se tensionime
të tilla ndëretnike nuk janë në interes të zhvillimeve
pozitive në rajonin tonë, Ministria e Punëve të Jashtme
u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të monitorojnë
nga afër situatën e të drejtave dhe lirive themelore
të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›