Haxhinasto: Ngjarjet e fundit provokuan retorikat nacionaliste
Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi dje
se i sheh me shqetësim zhvillimet e ditëve
të fundit në Luginën e Preshevës, që filluan
me arrestimin e 10 shqiptarëve atje. Kreu i Komitetit
Drejtues Kombëtar të kësaj partie, Edmond
Haxhinasto, vlerësoi se ato kanë provokuar fillim
të një retorike nacionaliste që në të kaluarën e
afërt kanë treguar se është mjaft e dëmshme dhe
potencial i krijimit të trazirave e përshkallëzimit
të tyre. "Këto zhvillime nuk i shërbejnë forcimit të
stabilitetit në vendet fqinje, në Serbi, Kosovë, por
edhe Maqedoni, nuk i shërbejnë as ndërtimit të
besimit të munguar midis komuniteteve etnike
atje", nënvizoi Haxhinasto. Në vlerësimin e LSIsë
është koha që Serbia duhet të njohë realitetin
e ri të krijuar pas pavarësisë së Kosovës, realitet
që nuk mund të ndryshohet apo të kthehet mbrapa.
Ndërsa njohja e këtij realiteti do të kontribuojë
për shkëputjen nga e kaluara e përgjakshme që
kanë kaluar vendet tona fqinje dhe njëkohësisht,
për një integrim më të shpejtë të vendeve të rajonit
tonë në Bashkimin Evropian.