Amnistia, socialistët bëjnë gati projektligjin
Partia Socialiste bën gati pro
jektligjin për amnisti të një
kategorie të burgosurish
në moshë të thyer dhe për
të miturit. Grupi i deputetëve propozues
ka marrë shkas nga disa raste
fatkeqe të bëra publike dhe në
media, ku persona në moshë të thyer
janë duke vuajtur dënime me
burgim disavjeçar për vepra penale,
siç është edhe kultivimi i
bimëve narkotike apo vepra të tjera
të kryera në kushte të një nevoje
apo varfërie ekstreme. Në relacion
thuhet se të dënuarit në moshë të
thyer jo vetëm që janë një barrë për
sistemin tonë penitenaciar, por mbi
të gjitha jetesa e tyre në kushte të
izolimit dhe pa përkrahjen e duhur
familjare, rrezikon shëndetin e tyre
në mënyrë progresive. Amnistia
ndaj kësaj kategorie të moshuarish,
por edhe të miturish do të lehtësonte
njëkohësisht edhe
sistemin penitenciar të mbingarkuar.
Akti i propozuar nëse
miratohet do të bëjë realisht të
mundur lirimin e një numri të caktuar
personash në moshë të thyer,
por edhe të mitur, vetëm për veprat
penale që nuk përjashtohen
nga ky ligj. Projektligji synon të targetojë
persona të gjinisë femërore,
të cilat në një datë të cilën mund ta
vendosë Kuvendi pas diskutimeve
të projektligjit, kanë mbushur
moshën 60 vjeç dhe të dënuarit
meshkuj, të cilët kanë mbushur
moshën 65 vjeç, me përjashtim të
parashikimeve të nenit 4 të këtij
ligji. Parashikohet amnisti edhe
për të dënuarit me burgim të cilët,
në kohën e kryerjes së veprës penale,
kanë qenë nën moshën 18
vjeç, me përjashtim të parashikimeve
të nenit 4 të këtij projektligji.
Për kategoritë e personave të
parashikuar në ligj, do të pushohen
ndjekjet penale për çështjet
në hetim, për çështjet e pashqyrtuara
nga gjykatat, si dhe do vendoset
mosfillimi i procedimit për
kallëzimet, për vepra penale të
kryera deri në datën ku do të shtrijë
efektet ky ligj. Në nenin 4 të projektligjit
janë parashikuar edhe
përjashtimet për një kategori veprash
penale, të cilat i kanë sjellë
pasoja të rënda shoqërisë sonë dhe
që në përgjithësi janë vepra penale
me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
jektligjin për amnisti të një
kategorie të burgosurish
në moshë të thyer dhe për
të miturit. Grupi i deputetëve propozues
ka marrë shkas nga disa raste
fatkeqe të bëra publike dhe në
media, ku persona në moshë të thyer
janë duke vuajtur dënime me
burgim disavjeçar për vepra penale,
siç është edhe kultivimi i
bimëve narkotike apo vepra të tjera
të kryera në kushte të një nevoje
apo varfërie ekstreme. Në relacion
thuhet se të dënuarit në moshë të
thyer jo vetëm që janë një barrë për
sistemin tonë penitenaciar, por mbi
të gjitha jetesa e tyre në kushte të
izolimit dhe pa përkrahjen e duhur
familjare, rrezikon shëndetin e tyre
në mënyrë progresive. Amnistia
ndaj kësaj kategorie të moshuarish,
por edhe të miturish do të lehtësonte
njëkohësisht edhe
sistemin penitenciar të mbingarkuar.
Akti i propozuar nëse
miratohet do të bëjë realisht të
mundur lirimin e një numri të caktuar
personash në moshë të thyer,
por edhe të mitur, vetëm për veprat
penale që nuk përjashtohen
nga ky ligj. Projektligji synon të targetojë
persona të gjinisë femërore,
të cilat në një datë të cilën mund ta
vendosë Kuvendi pas diskutimeve
të projektligjit, kanë mbushur
moshën 60 vjeç dhe të dënuarit
meshkuj, të cilët kanë mbushur
moshën 65 vjeç, me përjashtim të
parashikimeve të nenit 4 të këtij
ligji. Parashikohet amnisti edhe
për të dënuarit me burgim të cilët,
në kohën e kryerjes së veprës penale,
kanë qenë nën moshën 18
vjeç, me përjashtim të parashikimeve
të nenit 4 të këtij projektligji.
Për kategoritë e personave të
parashikuar në ligj, do të pushohen
ndjekjet penale për çështjet
në hetim, për çështjet e pashqyrtuara
nga gjykatat, si dhe do vendoset
mosfillimi i procedimit për
kallëzimet, për vepra penale të
kryera deri në datën ku do të shtrijë
efektet ky ligj. Në nenin 4 të projektligjit
janë parashikuar edhe
përjashtimet për një kategori veprash
penale, të cilat i kanë sjellë
pasoja të rënda shoqërisë sonë dhe
që në përgjithësi janë vepra penale
me rrezikshmëri të lartë shoqërore.