Godo: Drafti per dosjet e Sigurimit, i dobet
Lideri historik i Partise Republikane eshte shprehur me tone jo fort optimiste ne lidhje me ligjin per zbardhjen e krimeve te komunizmit, i cilesuar ndryshe dhe ligji per hapjen e dosjeve te ish-Sigurimit te Shtetit. Madje ai ka paralajmeruar se do te kete dhe veshtiresi ne zbatimin e ketij ligji, per shkak te mungeses se konsensusit nga ana e opozites dhe e grupeve te interesit. Keshtu, Partia Demokratike duket se eshte e vetme ne iniciativen e saj ligjore per te hapur dosjet e ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Presidenti i Nderit i Partise Republikane, Sabri Godo veren se "ky draft eshte i dobet, nuk permbush pritshmerine e qytetareve nderkohe qe mungesa e konsensusit nga ana e opozites e veshtireson zbatimin e ketij ligji". Por edhe per demokristianet te cilet gjithashtu kane propozuar nje draft per hapjen e dosjeve varianti i demokrateve eshte antikushtetues dhe i pazbatueshem Debati per hapjen e dosjeve eshte nje debat i vjeter ne Shqiperi, edhe pse te gjithe partite politike kane kerkuar nje proces transparence, asnjehere nuk ka pasur konsensus mbi kategorite dhe sanksionet qe duhet te perfshihen ne ligj.