Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi perleshen me grushta denoncojne njera-tjetren ne polici
Tirane/ Mosmarreveshjet e nisura nga shou Vip Shtepia ne Kosove e fyerjet ne Facebook
Perleshja te dielen pas mesnate kengetaret denoncojne njera-tjetren
Incidenti ka nisur me fjale dhe ka perfunduar me dhune fizike mes dy kengetareve vone pas mesnates se te dieles. Te dyja kengetaret denoncuan
njera-tjetren ne Komisariatin nr.1 te Tiranes duke pretenduar dhune fizike dhe fyerje te ndersjella. Sherri i radhes mes kengetareve te njohura ndodhi rreth ores 0200 te mengjesit te djeshem prane nje kompleksi te njohur tek Liqeni Artificial ne kryeqytet. Burime nga policia thane se Rozana Radi pretendon se eshte goditur me grushte ne fytyre nga kengetarja Rezarta Shkurta. Sipas policise Rozana Radi ka edhe shenja te dukshme ne pjesen e fytyres nje mavijosje ne pjesen e siperme te syrit te djathte. Per kete arsye Rozi i eshte nenshtruar edhe nje ekzaminimi mjeko-ligjor dhe sot pritet edhe nje raport paraprak qe do te dorezohet ne polici. Te njejten gje ka pretenduar edhe kengetarja tjeter Rezarta Shkurta e cila ka pohuar se eshte sulmuar nga Rozana dhe me pas eshte vetembrojtur. Gjithashtu edhe Rezarta Shkurta i eshte nenshtruar nje ekspertimi mjeko-ligjor edhe pse sipas eksperteve ajo nuk ka shenja te dukshme. Per te dy kengetaret policia ka nisur procedim penal ne gjendje te lire me akuzen demtime te tjera me dashje dhe ditet ne vazhdim pritet qe dosja te dergohet ne Prokurorine e Tiranes. Burimet sqaruan se rreth kesaj ngjarjeje ka dhene deklarime ne Komisariatin nr.1 edhe bashkeshorti i Rezarta Shkurtes i cili ka qene i pranishem gjate perleshjes se kengetareve.
DENONCIMET NE POLICI
Dy kengetaret e njohura kaluan dje disa ore ne polici pas sherrit qe ndodhi ne oret e para te mengjesit tek Liqeni Artificial. Protagonistet e ngjarjes denoncuan njera-tjetren per dhune fizike dhe fyerje. Sipas kallezimit te Rozana Radit kengetarja Rezarta Shkurta i ka telefonuar pas mesnate duke i kerkuar takim per tu sqaruar ne lidhje me disa deklarata te bera ne adrese te saj gjate emisionit televiziv Zone e Lire te drejtuar nga Arian ani. Ne kete emision por edhe tek Kenga Magjike Rozana Radi pretendon se Rezarta Shkurta i ka kerkuar falje. Rezarta kembengul se kjo nuk eshte e vertete. Megjithate mesohet se Rozana Radit i eshte kerkuar te jape shpjegime edhe per fyerjet e ndersjella ne rrjetin social Facebook qe kengetaret kane shkembyer tri dite me pare. Zanafilla e konfliktit ka qene sherri qe ato kishin pasur ne muajin prill te ketij viti kur merrnin pjese ne Vip Shpija ne Kosove. Vajzat paten nje debat te ashper ne lidhje me punet e shtepise dhe gatimin gjate kohes qe qendronin te dyja ne Vip Shtepia ne Kosove emision i ngjashem me Big Brother qe zhvillohet ne Shqiperi. Pas telefonates se Rezarta Shkurtes rreth mesnates se diel Rozana Radi ka pranuar ta takoje ne vendin qe kane rene dakord dhe ka levizur vetem nga shtepia e saj ne afersi te Kodres se Diellit me makine per te takuar kengetaren tjeter. Sipas denoncimit te Rozana Radit sapo ka mberritur ne vendin e caktuar Rezarta Shkurta nuk i ka dhene mundesi as qe te zbrese nga makina por menjehere i ka hapur deren dhe e ka goditur ne fytyre. Vete Rozana nuk ka pasur mundesi te kunderpergjigjet pasi ka qene ne timon. Ne nje moment kur ajo ka gjetur mundesine te zbrese nga makina i eshte afruar Rezartes por ne mes ka hyre bashkeshorti i kesaj te fundit duke nderprere sherrin. Nga ana tjeter Rezarta Shkurta ne kallezimin e saj pretendon se ka qene Rozi ajo qe ka zbritur nga makina dhe e ka qelluar e para. Ndersa kunderpergjigja sipas saj ka qene per vetembrojtje.
Policia procedim penal ndaj kengetareve
TIRANE - Policia e Komisariatit nr.1 u lajmerua per sherrin mes kengetareve Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi nga disa persona te cilet e kishin pare ngjarjen ne afersi te nje kompleksi te njohur tek Liqeni Artificial i Tiranes. Grupi i gatshem dhe nje patrulle policie shkuan menjehere ne vendin e ngjarjes por pasi ulen gjakrat mes kengetareve te njohura rreth ores 0200 pas mesnate i keshilluan qe per pretendimet qe kishin mund te drejtoheshin ne Komisariatin nr.1 paraditen e djeshme. Edhe Rozi edhe Rezi u paraqiten ne komisariat qe heret ne mengjes duke bere denoncimet perkatese dhe si njera si tjetra pretendonin se ishin dhunuar. Oficeri i policise u mori kallezimet te dy kengetareve si dhe mori deklarimet e bashkeshortit te Rezarta Shkurtes i cili ishte i pranishem ne momentin e ngjarjes. Burime nga Policia e Tiranes thane se ndaj Rezarta Shkurtes dhe Rozana Radit ka nisur hetim ne gjendje te lire me akuzen demtime te tjera me dashje dhe ceshtja do ti referohet Prokurorise se Tiranes bashke me raportet perkatese mjeko-ligjore.
Mjeket ligjore raport per kengetaret
Perleshja fizike e dy kengetareve te njohura te skenes shqiptare Rezarta Shkurtes dhe Rozana Radit kete radhe duket se ka hyre ne rruge ligjore. Pretendimet qe kengetaret kane dhene ne polici ne lidhje me dhunen e ushtruar ndaj njera-tjetres pritet qe te kene nje rezultat te detajuar ne nje raport qe mjeket ligjore do ta paraqesin prane Komisariatit nr.1. Sipas policise te dyja protagonistet e ngjarjes pretendojne se jane goditur edhe pse Rozana Radi ka nje shenje te dukshme ne syrin e djathte ndersa Rezarta Shkurta nuk ka shenja te pakten ne menyre te dukshme. Megjithate do jene mjeket ata te cilet do percaktojne shkallen e plageve qe ato pretendojne. Raporti per te dyja do jete vendimtar per te percaktuar akuzen qe edhe mund te ndryshoje gjate hetimeve nga demtime te tjera me dashje ne plagosje te lehte.
ETLEVA DELIA