E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria "Berisha", një vijimësi korruptive

Socialdemokratët denoncuan edhe dje atë çka e konsiderojnë vijimësi e veprimeve korruptive të qeverisë "Berisha". "Veprimtaria korruptive është kthyer tashmë nga një fenomen, në një filozofi dhe platformë qeverisëse për mazhorancën e djathtë", u shpreh Pajtim Bello, nënkryetari i PSD-së. Me mentalitetin e kësaj filozofie, shtoi ai, janë inspiruar e zbatuar praktika të dyshimta e korruptive në shumë raste, që kanë çuar në shpërdorime e vjedhje me shuma marramendëse të parave të buxhetit të shtetit, i cili mbushet nga të ardhurat e siguruara me djersën e shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë. "Shpërdorimet, nëpërkëmbja, dhunimi i ligjit dhe i Kushtetutës është shoqëruar me vendime të Këshillit të Ministrave që bien në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën", u shpreh Bello.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›