Kuvendi përshpejton procedurat për misionet paqeruajtëse
16/03/2005 Komisioni i Sigurisë Kombëtare nuk pranon ndryshimin e Kushtetutës
Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka hedhur poshtë propozimet për ndryshimin e Kushtetutës, mbi nenin 12 ku përcaktohet institucioni që ka të drejtë të vendosë mbi misionet paqeruajtëse, ku do të marrë pjesë Shqipëria, mbi stërvitjet ushtarake ndërkombëtare, apo mbi qëndrimin e ushtrive të huaja në Shqipëri. Në mbledhjen e zhvilluar dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, është vendosur që në ligj të thuhet se parlamenti është i detyruar që të marrë një vendim kur flitet për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet paqeruajtëse, brenda 10 ditëve. Ndërsa në rastet kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen në stërvitje të përbashkëta, Kuvendi do të marrë një vendim brenda 6 ditëve. Ky afat është vendosur dhe në rastet kur një forcë e huaj ushtarake kërkon qëndrim në Shqipëri. Ky ndryshim është mbështetur nga të gjithë deputetët në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, si dhe prej përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes. Në të kundërt me këtë vendim, në propozimin e qeverisë, është kërkuar që e drejta për të lejuar forcat ushtarake shqiptare, që të marrin pjesë në një mision paqeruajtës t'i kalojë qeverisë. Po kështu dhe në rastet e stërvitjeve të përbashkëta. Në draft ishte e theksuar se në rastet kur qeveria merr një vendim, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës njoftohen me shkrim paraprakisht. Kjo është parë në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, që ia jep këtë të drejtë vetëm parlamentit të Shqipërisë.