E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shkurton regjistrimin e bizneseve nga 42 në 8 ditë

Kryeministri Berisha ka theksuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të së mërkurës, rëndësinë e miratimit të projektligjit për ndryshimin në regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhet respektuar nga shoqëritë tregtare. Kryeministri u shpreh se: "Mbi bazën e këtij projektligji do të shkurtohet koha e nevojshme për të regjistruar një biznes, nga 42 ditë në 8 ditë. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë urdhërin për të përgjysmuar koston e regjistrimit të biznesit të huaj, i cili ka qenë i diskriminuar me ligjin e mëparshëm me dyfishin e çmimit në krahasim me biznesin shqiptar. Projektligji parashikon decentralizimin e regjistrit tregtar, cka do të thotë se ne daten 1 qershor e tutje bizneset do të regjistrohen në Gjykakat e Faktit të të gjitha qarqeve të vendit. Periudha deri në 1 qershor do të jetë periudha e dixhitalizimit të regjistrit ekzistues tregtar, i cili ndodhet pranë Gjykatës së Faktit Tiranë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›