Berisha: Rruga ‘Transballkanike’, qeveria do ta ndërtojë, kryebashkiaku Gjika po e përdor politikisht

Kryeministri Sali Berisha siguroi dje se rruga “Transballkanike”, pjesë e unazës së qytetit të Vlorës që po ndërtohet me një investim prej 7 milionë euro të qeverisë shqiptare “do të përfundojë shumë shpejt, pavarësisht se kryetari i Bashkisë së Vlorës. Në këtë drejtim, Berisha akuzoi kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, si fanatik dhe mungese interesimi, sepse për rëndësinë e madhe, që kjo vepër ka për qytetin e Vlorës, ai duhet të kishte treguar vendosmëri për të përfunduar atë. “Shihet qartë që z. Gjika nuk i bie në mendje për qytetin, ndryshe si mund të shpjegohet fakti që një rrugë kaq jetike, të lihet pas dore”, tha kryeministri. Kreu i qeverisë theksoi se Gjika dëshmon se nuk është në gjendje të zgjidhë as problemet më elementare, se po të kishte qenë një kryetar bashkie që interesohej për qytetin do të kishte përcaktuar një afat për këtë rrugë. Puna e tij tregon për një qëndrim mjaft të rreptë politik, të Gjikçs. Megjithatë qytetarët e Vlorës nuk pajtohen me indiferencën e tij. Kjo rrugë është shumë e rëndësishme dhe jetike për Vlorën prandaj unë ju siguroj se ajo do të bëhet.
Miniera e vërtetë e floririt. lufta kundër korrupsionit
Në vizitën në rrethin e Vlorës, kreu i qeverisë Berisha, u ndal në komunën Armen, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ujësjellësin e kësaj komune, një investim ky me vlerë 74 milion lekë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Berisha u shpreh se Shqipëria po ecën drejt integrimit nëpërmjet veprave dhe nëpërmjet arritjes së standardeve të një infrastrukture të ngjashme me vendet evropiane.
“Ne po shkojnë drejt asaj ëndrre të bukur vetëm nëpërmjet veprave, vetëm nëpërmjet arritjes së standardeve të një infrastrukture të ngjashme me vendet e tyre. Ne shkojmë drejt të ardhmes të sigurt, duke asfaltuar rrugët, duke furnizuar qytetarët me ujë të pijshëm dhe duke përmirësuar sistemin e kanalizimeve. Ne shkojmë drejt tyre kur fëmijët tanë të mësojnë në shkolla moderne dhe kur fermerët tanë të kenë mundësi për të dalë në treg sa më shpejtë dhe më mirë. E tërë historia e integrimit, është edhe historia jonë e re”, tha kryeministri.
Berisha vuri në dukje se “asgjë më shumë sesa korrupsioni nuk i torturon qytetarët e një vendi të lirë”, u shpreh kreu i qeverisë, Berisha.
Mandatin e ardhshëm, qeveria do të dyfishojë pensionet
“Këtë mandat ne premtuam se do të dyfishojmë pensionet tuaja dhe vitin që vjen pensionet e fshatit dyfishohen pasi ne do t’i rrisim ato edhe me 20 për qind. Qëllimi ynë është të arrimë drejt barazimit të pensionit fshatit me atë të qytetit”.
Kështu u shpreh dje kryeministri Berisha, duke konfirmuar zotimin e qeverisë për tu përqendruar njëherazi edhe në ndërtimin e akseve kombëtare, të cilat janë jetike për zhvillimin e vendit.
Duke iu referuar investimeve infrastrukturore, Berisha tha se për tre vjet ne kemi ndërtuar 1600 kilometra rrugë rurale, ndërsa 600 të tjera janë në ndërtim.
“Unë ju jap fjalën se sado që të jenë ato, ne do të bëjmë çdo përpjekje për asfaltimin e tyre. Pra, me vepra integrohemi dhe ne do të integrohemi. Shqipëria po punon. Ne nuk merremi me fjalë. Ne vijmë tek ju me vepra, me ujësjellës, me shkolla të reja, me kanalizime, me rrugë dhe ju garantojmë se do të mbështesim shumë më tepër fermerët shqiptarë”, tha Berisha.
Përparësia e qeverisë, të krijojë kushte dhe standarde të barabarta
Në kuadër të vizitës në qytetin e Vlorës, Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për ujësjellësin e fshatrave Risili, Qeprap, në komunën Llakatund, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 81.5 milion lekë. Duke përshëndetur të pranishmit, kryeministri Berisha theksoi se brenda një viti në këtë komunë janë investuar më shumë se në katër vjet të qeverisjes socialiste. Shefi i ekzekutivit, siguroi se për qeverinë mbetet përparësi që tu krijojë qytetarëve shqiptarë kushte dhe standarde bashkëkohore sa më të përafërta me ato të qytetarëve evropianë.
“Janë një seri projektesh në rrugë të fshatrave të kësaj zone, në ujësjellës, qendra shëndetësore, etj. Qeveria ka si përparësinë e saj më kryesore, tu krijojë qytetarëve shqiptarë kushte, standarde, të përafërta, madje të njëllojta me të qytetarëve të tjerë evropianë”.
Kryeministri garantoi se në të ardhmen investimet për ujësjellësit do të jenë edhe më të mëdha, duke i dhënë në këtë mënyrë një përgjigje përfundimtare problemeve të furnizimit me ujë të popullatës, në mbarë vendin.
“Në rast se në këtë ujësjellës kemi investuar 81 milion lekë, në tërësi qeveria ka investuar për ujësjellës 18 miliard lekë. Ne një hark të shkurtër kohor 3 vjeçar, janë ndërtuar mbi 460 ujësjellës dhe janë në ndërtim e sipër mbi 260 të tjera. Shqipëria ka nevoja edhe më të mëdha, por me këto investime ne iu japim një përgjigje shumë të fuqishme problemeve të furnizimit me ujë të popullatës, në mbarë vendin. Mandati tjetër, duke çliruar fondet nga rrugët do të jenë ujësjellësit që do të zëvendësojnë përparësinë e madhe në mënyrë që shqiptarët të kenë ujë 24 orë”, u shpreh Berisha.
Qeveria e angazhuar për dyfishimin e investimeve në zonat rurale
Kryeministri Berisha vijoi vizitën në zonën e Llakatundit me inaugurimin e përfundimit të punimeve për rrugën e qendrës së Llakatundit, me gjatësi 900 metra, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 15 milion lekë. Në takimin me banorët e zonës, duke i uruar për rrugën e re, kryeministri premtoi se në mandatin e ardhshëm qeverisës do të investohet për zonën 4 herë më shumë se sa investimet aktuale.
“Kryetari juaj më informoi se buxheti i shtetit ka dhënë për këtë komunë 4 herë më shumë se qeveritë e mëparshme. Unë garantoj Kryetarin dhe të gjithë ju se qeveria gjatë viteve që vijnë do të japë edhe katër herë të tjera më shumë për komunën tuaj”.
Kreu i qeverisë, kërkoi nga pushteti vendor angazhimin maksimal për hartimin e projekteve, në sektorë të ndryshëm, duke siguruar se nga qeveria nuk do të mungojnë financimet për realizimin e tyre, me qëllim përmirësimin dhe modernizmin e jetës së banorëve të zonës.
Gjatë këtij takimi, Kryetari i Komunës së Llakatundit, Luli Petani i parashtroi kryeministrit Berisha shqetësimin për rrugën tejet të amortizuar që lidh qendrën e Llakatundit me Vlorën, për të cilën kryeministri siguroi se qeveria do të financojë për ndërtimin e saj, por natyrisht kërkoi nga qeveria vendore hartimin e projektit përkatës. Berisha theksoi se përparësi e politikës qeverisëse mbetet ndërtimi i një infrastrukture bashkëkohore, i shkollave moderne, të standardeve të larta, i ujësjellësve dhe kanalizimeve. “Ne synojmë, që fshati shqiptar të ketë një infrastrukturë të gjithanshme evropiane”, u shpreh kryeministri Berisha.
...