E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Ok legalizimit te ndertimeve ne Kamez

Qeveria miratoi legalizimin e 5 mije ndertimeve te paligjshme ne Kamez, duke i dhene fund procesit te legalizimeve ne Bashkine e Kamzes, nje qytet i ndertuar pas viteve 90-te, kryesisht nga ndertimet pa leje.

Kryeministri Berisha e cilesoi perfundimin e legalizimeve per kete bashki nje hap te rendesishem jo vetem per pronaret e rinj te ndertesave, por edhe per ish-pronaret e trojeve.

Sipas tij Agjensia e Legalizimeve ka mbledhur nga ky proces rreth 9 milione euro, te cilat po shperndahen per ish-pronaret e tokave ku jane ngritur ndertimet e paligjshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›