'Gërdeci', të dëmtuarit e tragjedisë padi penale për Fatmir Mediun
UPDATE- Përfaqësues të shoqatës së Familjeve të viktimave të Gërdecit kanë depozituar në Gjykatën e Lartë një padi penale për Fatmir Mediun.
Fillimisht padia iu dorëzua Gjykatës së Lartë, e cila nuk është pranuar pasi ish ministri i Mbrojtjes, aktualisht kreu i Mjedisit është objekt i Gjykatës së Lartë.
Pas kësaj, të dëmtuarit iu drejtuan Gjykatës së Lartë. Sipas kërkesës, dorëzuar pak më parë në Gjykatë nga një fëmijë 10 vjeç dhe një tjetër i dëmtuar i tragjedisë së Gërdecit kërkohet deklarimi fajtor i Fatmir Mediut, për kryerjen e veprës penale të "Plagosjes së rëndë nga pakujdesia".
"Po e bëjmë padinë, pasi Prokuroria nuk po vepron për heqjen e imunitetit. Ne kërkojmë drejtësi"- thotë një nga të dëmtuarit.