E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, në finale, Pujol “shfryn” gjermanët e Lëvit



Leonard Karaj

Spanja kalon për herë të parë në finalen e një Kupe Bote. Mjaftoi një gol i Pujol që skuadra e drejtuar nga Visente del Boske të eliminonte Gjermaninë, për të shkuar në finalen e 11 korrikut ku e pret Holanda. Kështu “panzerat” ndalin vrapin e tyre sërish në gjysmëfinale sikundër katër vjet më parë në Botërorin shtëpiak pas një loje që i ngjante shumë asaj humbje që kjo skuadër mori në ndeshjen e dytë në grup ndaj serbisë. Një Gjermani që mendoi shumë për mbrojtjen dhe u mbështet te kundërsulmi. Por një kurth i ngritur nga reparti difensiv i spanjollëve për Klosen dhe Podolskin nuk i dha mundësi “dojçëve” që të rrezikonin veçse me gjuajtje nga larg. Ndërsa nga ana tejtër Spanja bëri atë që deri në çerekfinale kishin bërë gjermanët: lojë e shpejtë dhe sulm cinik me 2-3 lëvizje të menjëhershme të topit.
Trajneri Joakim Lëv i pati besuar nga minuta e parë Troshoivskit në vend të të pezulluarit Tomas Myler, por pa ndryshuar për asnjë çast skemën e tij 4-2-3-1 me Klosen të vetëm në sulm. Nga ana tjetër edhe trajneri i Spanjës luajti me të njëjtën skemë por me një linjë sulmi që niste që nga mbrojtësit e krahëve Kapdevila dhe Ramos. Ndërsa kishte fuqizuar shumë mesin e fushës duke i vën si Shvajnstaigerit dhe Ozilit një mbrojtje në zonë. Sapo këta të dy merrnin topin atëherë dy lojtarë spanjollë ndërhynim menjëherë duke mos u dhënë mundësi dy fantazistve gjermanë që të organizonin sulmet e skuadrës së tyre. Në pjesën e parë Spanja pati dy raste të pastra për shënim, një me anë të David Vilës dhe një tjetër me Pujol por që të dy lojtarët ishin të pasaktë. “I hidhët” në gjuajtje (e vetmja për gjermantë në pjesën e parë) ishte Troshovksi për “panzerat” por Iker Kasijas u zgjat aq sa mjaftoi për të mos lejuar topin që të shkonte në rrejtë.
Në fraksionin e dytë të loja sulmet e spanjolëve u shpejtuane dhe më shumë. Ndërsa Gjermania mjaftohej me vetëm ndonjë rast sporadik, ose top që hidhej në zoënn e Kloses. Ky i vetëm në linjën e sulmit dukej i pafuqishëm për të përballuar dyshen Pike-Pujol. Ky i fundit në fakt rezultoi edhe njeriu i kësaj ndeshje kur shfrytëzoi më së miri një rast përgjumje të Fridrish ën zonë pas një koren të ekzekutuar mjeshtërisht nga Ksavi. Pyjor shënon dhe Gjermania zgjohet. Shavjnstaiger, Ozil dhe Podolski nisnin një seri sulmesh ndaj portës së Kasijasit por Spanja e kthyer e tëra në mbrojtje nuk lejoi që të prekej rrejta e saj. ndërsa nga ana tjetër nuk përfitoi nga hapja e mbrojtjes gjermane ku edhe mund të kishte shënuar gola të tjerë. Gjithsesi Spanja në finale dhe Gjermania në shtëpi, por me kokën lart pasi nxori nga ky botëror dy skuadra favorite si Anglia dhe Argjentina e Diego Maradonës. Veç kësaj Lëvi ka në dorë një skuadër të re e cila jep garanci edhe për të ardhmen.

Gjermani-Spanjë 0-1

Shënues: Pujol 73'
Kartonë: Nuk ka
Gjyqtar: Viktor Kasai (HUN)
Stadiumi: “Durban stadium”
Spektatorë: 60960
Gjermania: Nojer, Friedrih, Khedira (Gomez 80’), Shvainstaiger, Ozil, Podolski, Klose, Troshovski (Kros 62’), Lahm, Mertesaker, Boateng (Jansen 52’). Trajner: Joakim Lëv
Spanja: Kasijas, Pike, Pujol, Iniesta, David Vila (Torres 85’), Ksavi, Kapdevila, Ksabi Alonso (Marçena 90’), Ramos, Buskets, Pedro (D.Silva 90’). Trajner: Visente del Boske.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›