E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premio për “tulipanët, flenë me gratë në hotel



Futbollistët e Holandës të cilët arritën të kualifikoheshin për në finalen e këtij Botërori janë lënë të lirë nga trajneri i tyre dje dhe sot dhe vetëm nesër do të rinisin stërvitjen për finalen e së dielës. Por në fakt nuk ka qenë ky shpërblimi që trajneri ka dhënë për lojtarët e tij. I frymëzuar nga koha e Johan Krujfit dhe Neskesit, në vitet 70-të kur Holanda arrinte në finalet e Botërorit 1974 dhe 1978, trajneri Van Marvjik ka lejuar që të gjithë lojtarët dhe stafi të kenë mundësi që gjatë këtyre dy ditëve dhe netëve ata të mund të shoqërohen në dhomat e hotelit me bashkëshortet ose të fejuarat e tyre. Ndërkohë pornostarja holandeze, Bobi Eden ka premtuar nga ana e saj një çmim special për të gjithë “miqtë” e saj në rrjetin social Tuiter. Eden ka premtuar se do të bëjë seks oral me të gjithë miqtë e saj në rrjet nëse Holanda fiton Botërorin. Një ide e tillë duket se i ka bërë të çmenden tifozët, pasi numri i frendasve të pornostares ka shkuar në mbi 10 mijë në pak orë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›