E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: “Shpërblim shtesë për numëruesit dhe anëtarët e komisioneve”

Autori i Lajmit: red.
Qeveria shqiptare vendosi ditën e djeshme në mbledhjes e radhës, të miratojë një shpërblim shtesë për komisionerët që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor të 28 Qershorit. Kryeministri Sali Berisha deklaroi për këtë çështje: “Zgjedhësit shqiptarë nderuan në radhë të parë besimin e tyre, vendin dhe shoqërinë shqiptare me pjesëmarrjen e tyre më të lartë në 13 vitet e fundit, në zgjedhjet e përgjithshme”,- tha Kryeministri. “Qeveria vendosi që t u japë një shpërblim shtesë komisionerëve dhe numëruesve të zgjedhjeve, që realisht, sidomos numëruesve, kanë pasur një detyrë jashtëzakonisht të lodhshme. Do ta bëjmë vendimin dhe do të jetë më i kushtueshëm”,- tha Berisha.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›