Xhafaj: “PS ka votat për të formuar qeverinë e re”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste shpreh bindjen se i ka votat për të krijuar qeverinë e re. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Fatmir Xhafaj, pohoi dje se “për numrin e votave të fituara besojmë se shumë shpejt do të kemi mandatet e nevojshme për të formuar qeverinë e shpresës së shqiptarëve. Një gjë është e sigurt: Sali Berisha nuk është dhe nuk do të jetë më Kryeministër i këtij vendi. Siç është e sigurt gjithashtu që ai është në krye të listës së të gjithë shtetarëve, në planet për rekordet negative në proceset elektorale”, - tha ai. Xhafaj ka komentuar më tej dhe situatën e bllokuar në qytetin e Fierit. Sipas tij, ajo çka po ndodh këto ditë dhe veçanërisht situata me procesin e numërimit të votave në qarkun e Fierit, dëshmojnë qëllimet e Kryeministrit aktual. “Berisha, kryeministri në ikje, grabitësi i votës së lirë së shqiptarëve në mënyrë sistematike, po tenton të rrëmbejë me dhunë mandatin e 9-të të Partisë Socialiste në Fier, duke përdorur ministrat e tij të dështuar në betejën elektorale të radhës, celulën e tij militante në KQZ dhe kryetarin e tij, kukullën politike të radhës, Arben Ristanin”, - tha përfaqësuesi socialit. Sipas tij, përfaqësuesit e tij partiakë në KZAZ-të 18, 19, 20 dhe 22 në qarkun e Fierit kanë marrë urdhër të braktisin komisionet zgjedhore, duke tentuar të shkatërrojnë kutitë e votimit si njerëz vandalë dhe jo si qytetarë të lirë dhe që respektojnë ligjin në këtë vend. Ky, sipas tij, është një skenar i dështuar politik si të gjithë skenarët paraardhës në këtë betejë elektorale, por për fat të keq, është një atentat tjetër ndaj procesit zgjedhor, ndaj standardeve zgjedhore në këtë proces elektoral. Xhafaj i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të reflektojë realisht dhe të sillet me qytetari dhe përgjegjshmërinë e duhur ndaj këtij procesi elektoral, duke zbatuar me korrektësi detyrimet e ligjit zgjedhor, duke lejuar një proces numërimi të qetë, normal dhe në përputhje me ligjin në ZAZ-të 18, 19, 20 dhe 22.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2009