E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Berlusconit: Kavalieri nuk provokon krizë politike edhe nëse dënohet

ROMË - Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi nuk do të provokojë një krizë politike edhe nëse dënohet nga gjykata, muajin e ardhshëm, për skandalin "Rubygate", siguroi sot në Romë avokati i tij, Niccolo Ghedini.

Qeveria italiane e koalicionit të madh, e formuar muajin e kaluar, drejtohet nga Enrico Letta, i Partisë Demokrate (PD, qendra e majtë), por që përfshin edhe ministra të partisë së Berlusconit, Populli i Lirisë (PDL).

"Edhe nëse dënohet, Berlusconi nuk ka interes të provokojë një krizë, çka do të sillte destabilitet në qeveri'', theksoi avokati i kavalierit, në një konferencë shtypi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›