E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi i sekondave të fundit, fitues i Ligës së Europës

Nga Liga e Kampioneve te Liga e Europës. Nëse një vit më parë Drogba barazonte në fund me Bajernin dhe më pas fitonte Ligën e Kampioneve, po ashtu ka ndodhur edhe mbrëmë, Çelsi shënon në limitin e kohës dhe shpallet fitues i Ligës së Europës. Një sukses që i mungonte këtij, teksa për herë të parë fiton këtë trofe. E kundërta ndodh me Benfikën, e cila edhe pse ka barazuar me anë të një 11-metërshi dhe ka shpresuar te fitorja, nuk ka arritur dot as këtë vit të fitojë një trofe europian. Ka qenë finalja e shtatë e humbur nga portugezët në kompeticionet europiane, që duken të mallkuar në kohën shtesë, pasi kjo u ka ndodhur edhe herë të tjera. Megjithatë, një finale e denjë për Benfikën, por që Çelsi e ka mposhtur me meritë dhe për të dytin vit rresht arrin të fitojë trofe në Europë. Një sukses që as Murinjo nuk e kishte arritur kur drejtonte Çelsin. Ka qenë pikërisht kjo skuadër angleze që ka mbajtur flamurin lart në Europë, pas dështimit të të gjitha skuadrave të tjera në Ligën e Europës dhe në Ligën e Kampioneve. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›