Leksione seksi e droge nëpër shkolla
Fëmijët britanikë do të ndjekin leksione mbi seksin dhe drogën, që në klasat fillore, duke thyer edhe tabunë e fundit të mësimdhënies. “Nuk po themi se duhet t’i mësojmë seksin fëmijëve pesë-gjashtë vjeçarë”, ka shpjeguar për BBC nënsekretari britanik për shkollat, Jim Knight. “Eshtë e domosdoshme ama të përmirësojmë edukimin, përsa i përket marrëdhënieve personale, kontestit moral për të folur më vonë për seksin”. Kjo iniciativë ka hapur polemika, duke nisur që nga Ministria për Fëmijët, Shkollat dhe Familjet. Leksionet e quajtura për “edukimin personal, social e sanitar”, do të kenë një program fleksibël që shkollat do të mund ta përshtatin sipas domosdoshmërisë. Nga sondazhet e kryera është zbuluar, se dy të tretat e prindërve i mbështesin leksionet e edukimit seksual, por duke nisur nga 11 vjeç e lart.