E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori serb në Shqipëri në kërkim të varreve masive

 

Prokurori serb i Krimeve të Luftës ka kërkuar të udhëtojë për në Shqipëri, për të vërtetuar hipotezat, se rebelët kosovarë kanë vrarë të burgosurit serbë vite më parë dhe më pas i kanë shitur organet e tyre. Prokurori Vladimir Vukçeviç tha të enjten për agjencitë serbe, se zyra e tij i ka kërkuar prokurorëve shqiptarë të hetojnë për këtë çështje dhe bisedimet me palën shqiptare vazhdojnë për të vendosur, kur ai do të mbërrijë personalisht në Shqipëri. Sipas serbëve, në Shqipëri mund të ketë varre masive me mbetje të serbëve. Kosova dhe Shqipëria kanë mohuar çdo informacion mbi këtë çështje, ndërsa BE ka deklaruar se do të hetojë mbi këtë. Supozimet për trafikun e organeve të serbëve të vrarë gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-‘99, janë aluduar më parë në një libër të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla Del Ponte. Në librin “Gjuetia: Kriminelët e luftës dhe unë”, mes të tjerash Del Ponte shkruan, se sipas disa burimeve, rreth 100 deri në 300 civilë serbë janë transportuar me kamion nga Kosova në Burrel, ku serbët janë vrarë dhe u janë marrë organet e brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›