Bashkëpunimi NATO-BE, partneritet kyç pwr sfidat e sw ardhmes

Deklaron ministri i Mbrojtjes Arben Imami
“Bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së është një partneritet kyç për sfidat e së ardhmes”. Kwshtu u shpreh ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, nw fjalwn e mbajtur në konferencën “Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s - Perspektiva nga Ballkani Perëndimor”.
Imami deklaroi se raportet e NATO-s me BE-në janë të shumë të rëndësishme në kuadër të sigurisë.
“NATO dhe BE duhet të jenë entitete komplementare në fushën e sigurisë përderisa ndjekin dhe përballen me të njëjtat sfida. Duhen koordinuar edhe përpjekjet për zhvillimin e kapaciteteve, për të siguruar efikasitet më të lartë”, tha Imami.
Ai u ndal edhe tek politika e dyerve të hapura të Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke u shprehur se “zgjerimi i Aleancës ka rritur stabilitetin në zonën euroatlantike”.
Në këtë kontekst, Imami tha se duhet të vazhdojë hyrja e vendeve të reja në Aleancë.
“Ne mendojmë se do të ishte mirë të përfshihej Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, por edhe Serbia, pasi përfshirja e Serbisë në të gjitha integrimet rajonale do të ishte jashtëzakonisht e vlefshme për stabilitet në rajon”, tha Imami.
Në fjalën e tij, një vend me rëndësi ka zënë edhe Kosova, që sipas Imamit, “për Shqipërinë një tjetër çështje e rëndësishme është përfshirja e shtetit të ri në Aleancë”.
“Ne po punojmë që Kosova të fillojë të përfshihet së pari në iniciativat rajonale, më tej pika fundore e këtyre bashkëpunimeve për Kosovën të jetë NATO dhe BE”, tha Imami.