Qeveria: Çdo drejtues lokal që saboton detyrën do të vihet përpara ligjit
Qeveria do të vendosë para ligjit të gjithë drejtuesit vendorë të majtë që pas 5 dhjetorit, në kuadër të protestës së radhës së PS-së, do të bojkotojnë dhe shërbimet publike. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, në një intervistë televizive deklaroni se zbatimi i një skenari të tillë nga bashkitë dhe komunat rozë nuk do të ketë impaktin që parashikon dhe kërcënon kryesocialistin Rama. “Unë vazhdoj t’i quaj deklarata të çmendura. Shumë larg realitetit dhe më tepër deklarative dhe politike, sesa deklarata që do t’i afrohen ndonjëherë qëndrueshmërisë dhe cenimit të ligjit. Sapo ligji të cenohet, ne do ta vrojtojmë”, - tha Poni. Në Komisionin e Ligjeve, ku diskutoi për buxhetin vendor të 2010-s, zëvendësministri Poni akuzoi sërish Bashkinë e Tiranës se po shpërdoron fondet publike dhe se ka një numër të ekzagjeruar stafi.
Imeraj: “Berisha ta harrojë fjalorin e dhunshëm”
Partia Socialiste reagoi pas deklaratës së ashpër të kryeministrit Berisha në drejtim të kryetarit të saj, Edi Rama. Zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj, i bëri thirrje Berishës që të evitojë fjalorin e dhunshëm. “I bëjmë thirrje Sali Berishës të qetësohet dhe ta harrojë se me fjalorin e dhunshëm të sekretarit të dikurshëm të partisë së punës mund të trembë ndonjë opozitar të këtij vendi siç terrorizonte dikur njerëzit e pafajshëm duke i shërbyer me zell të madh diktaturës komuniste. Sa për shkuljet e dhëmbëve të korrupsionit kemi frikë se po ta ketë seriozisht, Doktorit do t’i duhet të shkulë veten me gjithë familje e qeveri”, - tha Imeraj.
25 Nentor 2009