Korrupsioni, arrestohet bashkëpunëtori i peshkopit Artemije
PRISHTINE- Policia e ka arrestuar sot drejtorin e ndërmarrjes "Rade Neimar", e cila ka qenë e angazhuar për rindërtimin e manastireve ortodokse në Kosovë në periudhën 2004-2009.
Predrag Subotiçki është arrestuar për shkak të përvetësimit të paligjshëm të 300 mijë eurove, që i janë dhënë në dorë për rindërtimin e manastirit. I arrestuari është bashkëpunëtor i peshkopit Artemije, të cilin Kisha Ortodokse Serbe e pezulloi nga posti i peshkopit në Kosovë
Këshilltarët e ngushtë të peshkopit te patrikanës së Rashës, Prizrenit dhe Kosovës, Artemije janë vënë në hetim pasi akuzohen se kanë abuzuar me 700 mijë dinarë për një fushatë humanitare për komunitetin e varfër serb në Kosovë.
Peshkopi serb i njohur për fushatën antishqiptare është pezulluar përkohësisht nga detyra e tij të shtunën pasi akuzohet për shpërdorim të pasurisë.
Sipas dyshimeve të policisë, paratë që ishin dhënë kishës për ndërtimin e një kuzhinë në ndihmë të serbëve të varfër në Kosovë kanë shkuar pë pasurimin privat dhe jetën luksoze të disa prej kolegëve të afërt të Artemijes. Këtu përfshihet dhe priftërinjt Simeon Vilovski, vëllai i tij Vladimir Vilovski, famulltar Predrag Subotièki e Gordana Markovic, i cili ishte drejtor i Byrosë Shtetërore për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në 2007.
Sipas medias serbe paratë të cilat ishin dhënë kishës për të ngritur katër kuzhina në ndihmë të të varfërve do të ndihmonin 1200 të uritur serb në Kosovë. Gazetarët serbe shkruajnë se pjesë më e madhe e parave i ka shkuar të ashtuquajturës patrikanës së Rashës, Prizrenit.
(m.a/rel/BalkanWeb)