E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës i bëri palë ndërkombëtare serbët e Veriut

08-08-2011 / Nga Nexhmedin Spahiu

Marrëveshja trepalëshe “Serbët e Veriut - KFOR – Prishtinë” legjitimon dhe legalizon gjendjen e cila në Veri të Kosovës ekziston prej tre vjetësh. Marrëveshja e përkohshme synon të jetë platformë për një marrëveshje përfundimtare që sanksionon “specificitetin” e Veriut të Kosovës.

Në një intervistë në RTK menjëherë pas aksionit të dështuar të Qeverisë së Kosovës në Veri shpreha dilemën time se aksioni ka dështuar ose nga padija e papërvoja e Qeverisë ose se dështimi ka qenë i qëllimshëm për të arsyetuar një marrëveshje të mëvonshme.
Pas marrëveshjes trelaterale, Serbët e Veriut - KFOR – Prishtinë del se aksioni paskësh dështuar qëllimshëm dhe se njësia speciale e Policisë së Kosovës qenka sakrifikuar qëllimshëm.
Në terren mbetet gjendja e njëjtë/Marrëveshja trelaterale në thelb nuk ndryshon asgjë situatën në teren me atë që është që nga dita e nesërme e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në formë ajo ka ndryshuar sepse pas marrëveshjes trelaterale lëvizja e mallrave serbe pa mbikëqyrjen e institucioneve financiare të Kosovës është legale. Kufizimi për kamionët mbi 3.5 tonë nuk është ndonjë pengesë nëse nuk është e kufizuar sasia totale brenda një harku kohor. Në vend të një kamioni 35 tonësh dërgon 10 kamionë 3.5 tonësh dhe është e njëjta sasi. Moskufizimi për mallrat e Kishës Ortodokse len po ashtu hapësirë të madhe manipulimi dhe autonominë e serbëve nuk e kufizon vetëm me Veriun po edhe në komunat me shumicë serbe në jug të Kosovës. Le që as biznesmenët e përkatësisë etnike shqiptare nuk është se nuk do të përfshihen në transaksione të Kishës Sërbe dhe malli i Sërbisë i padoganuar dhe pa TVSH do të vazhdojë të bëjë konkurrencë jolojale në tregun kosovar.
Qeveria e Kosovës s’është dashur të ndërhyjë në marrëveshjen mes KFOR-it dhe përfaqësuesve të serbëve të Veriut të Kosovës? Njeriu mund të thotë se çfarë ka mundur të bëjë më shumë se kaq Qeveria e Kosovës? Se çfarë ka mundur të bëjë më shumë për këtë mund të shkruhen libra të tërë, por më e lehtë është përgjigjja çfarë ka mundur të mos bëjë Qeveria e Kosovës.
Ajo çfarë mund të mos bënte Qeveria e Kosovës është të mos ndërmerrte një aksion të dështuar. Ajo çfarë tjetër ka mundur të mos bëjë ka qenë të mos ndërhyjë në marrëveshjen mes KFOR-it dhe përfaqësuesve të serbëve të Veriut të Kosovës. Të paktën marrëveshja e KFOR-it me përfaqësuesit e serbëve të Veriut të Kosovës të mos legjitimohej e të mos legalizohej nga Qeveria e Kosovës, kjo do t’ishte një bazë me e fortë për negociatat e mëtejme.
Marrëveshje e dëmshme dhe pa kurrfarë nevoje/Tani Qeveria Kosovës ka bërë marrëveshje me serbët e Veriut përmes një pale të tretë ndërkombëtare (KFOR-it). Dhe ç’është ironia edhe më e madhe, Qeveria e Kosovës merr obligime nga kjo marrëveshje (për Kishën Serbe, qarkullimin etj), por serbët e Veriut nuk marrin obligime ndaj Qeverisë së Kosovës. Ata obligohen ndaj KFOR-it që do t’i heqin barrikadat për KFOR-in, por nuk garantojnë se nëse do t’i shohin andej ROSU-t nuk do të gjuajnë ndaj tyre si ndaj patave të egra. Qeveria e Kosovës fare nuk nxjerr mend nga veprimet e Beogradit i cili nuk e legjitimoi planin e Ahtisaarit edhe pse i leverdiste që bashkësia ndërkombëtare e Qeveria e Kosovës ta kryenin procesin e decentralizimit në jug të Kosovës. Tani Beogradi është në pozicion shumë më komod. Qeveria e Kosovës do t’ishte më mirë të harxhonte energji se si t’ia hidhte Beogradit se sa që shpenzon gjithë ato energji për t’ia e shitur mu… për hallve popullit të vet.
Merita e Gjeneralit Erhard Bühler/Është meritë personale e Gjeneralit Buhler që me trimërinë, sakrificën e intelektin e tij dhe me maturinë prej burrit të shtetit e tejkaloi deri më tani vetëm me një viktimë gjithë këtë katrahurë të krijuar nga aventurat politike e policore të Qeverisë së Kosovës dhe atyre kriminale të Qeverisë së Serbisë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›