E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e djathtë dhe të drejtat e homoseksualëveNga Fitim ZekthiNë mënyrë të pakuptueshme, me mediokritet dhe për interesa të paqarta, në Shqipëri është çelur një debat mbi të drejtat e homoseksualëve. Një grup për të drejtat e njeriut, znj. Ballaur

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Qeveria e djathtë dhe të drejtat e homoseksualëveNga Fitim Zekthi

Në mënyrë të pakuptueshme, me mediokritet dhe për interesa të paqarta, në Shqipëri është çelur një debat mbi të drejtat e homoseksualëve. Një grup për të drejtat e njeriut, znj. Ballauri, ka hartuar një ligj, të cilin qeveria premtoi ta miratojë. Znj. Ballauri pak ditë më parë në një televizion tha se ligji do të miratohet shumë shpejt duke nënkuptuar se ajo që tha kryeministri është e pandryshueshme. Ligji është kundër diskriminimit dhe i çel rrugën martesave të homoseksualëve. Me lehtësinë që futbollistët pështyjnë farat e lulediellit, ashtu edhe grupi shqiptar i të drejtave të njeriut mbron këtë ligj dhe po me këtë lehtësi qeveria premton ta miratojë. Ky është një debat i madh dhe ka të bëjë me tërë mënyrën se si mendohet shoqëria dhe njeriu. Të drejtat e homoseksualëve në radhë të parë nuk janë të drejta të individit. Ato janë të drejta shoqërore. Homoseksualët të drejtat e individit, si ajo e fjalës, e votës etj., i kanë si edhe të tjerët. Të drejtat shoqërore janë të drejtat për të cilat duhet të plotësohen disa kritere. Nuk mund të marrësh pension, po nuk ke mbushur 60 vjeç, nuk mund të përfitosh ndihmë ekonomike, nëse nuk ke një nivel të caktuar të ardhurash, nuk mund të jesh veteran, nëse... Kjo është e qartë dhe grupi shqiptar i të drejtave të njeriut duhet ta dijë këtë. Shqipëria nuk mund të shkojë tek ide barazitiviste që mohojnë disa kritere për të drejtat shoqërore. Mbrojtja nga diskriminimi ka kuptim vetëm për gjëra të pandryshueshme si ngjyra, etnia, gjinia, por nuk ka kuptim assesi për sjelljen dhe homoseksualizmi është sjellje. Ky është një tjetër dallim. Nuk ka kuptim këtu të përmendet feja, pasi është një gjë që trashëgohet kulturalisht, nuk është sjellje dhe padyshim që diskriminimi është i ndaluar. Feja është e bazuar mbi besimin shpirtëror, të brendshëm dhe homoseksualiteti është i bazuar mbi aktin. Pa aktin nuk do kishte asnjë kuptim të flitej për homoseksualitet apo për të drejta të homoseksualëve. Shtete të tëra janë formuar mbi parime të zbritura nga Zoti, nga e Mira supreme. A është homoseksulaliteti një parim që duhet të trajtohet me egalitarizëm? Kryeministri shqiptar pa dyshim që mbron një shoqëri të ngritur mbi parime të zbritura nga Zoti, të gjithë kryeministrat në botë e bëjnë këtë. Shumë kushtetuta e thonë që në preambulë këtë gjë. Nuk mund të ketë ligje që mbrojnë oreksin apo sjelljen e grupeve të caktuara shoqërore. Qeveria shqiptare duhet të dëshmojë këtë gjë. Ajo është, për më tepër, një qeveri e djathtë dhe ne që besojmë pa lëkundje te parimet e të djathtës, dimë se familja mbrohet nga shteti, për shkak se familja ka në qendër fëmijët. Familja nuk mund të ketë në qendër babanë dhe babanë apo nënën dhe nënën. Kjo do ishte, jo vetëm mizori dhe egoizëm, por edhe e turpshme. Në qendër të familjes është fëmija. Televizioni Klan zhvilloi një debat mbi këtë gjë, debat të shëmtuar, ku vetëm fëmijët nuk u menduan. Aty me injorancë u tha se dy njerëz që dashurohen duhet të martohen. Aty u tha se natyra njerëzore ndryshon. Çfarë padijeje të thellë dhe mjerane kishte atje! Natyra njerëzore është e njëjtë, e pandryshueshme. Vetëm marksizmi mendoi se natyra njerëzore është produkt i rrethanave shoqërore dhe me këtë arsyetim ai shkoi te krijimi i përbindëshave për njerëzimin. Në fakt, znj. Ballauri që mbron këto pikëpamje së bashku me pak publicistë të tjerë nuk e dinë që martesa është më shumë sesa dashuria. Duhet të lexojë artikullin 4 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejta. Ajo është e qartë se e ka kthyer në kauzë këtë çështje, jo nga shqetësimet mbi të drejtat e njeriut. Ajo ka hartuar edhe një ligj dhe e ka çuar në qeveri, d.m.th., ka bërë lobing. Ajo këtë gjë nuk e ka bërë për fëmijët që nuk shkojnë në shkollë, për të burgosurit që rrinë jashtë afateve, për dënimin e gjyqtarëve apo prokurorëve, kur japin vendime të paligjshme, për minatorët etj. Ajo duhet të kishte bërë lobim për kësi gjërash. Në rast se do të kërkonim shkaqe, pse ajo kërkon të shkojë tek marrina të tilla, do të binim në marksizëm, që e kërkon gjithmonë arsyen e një pasoje te shkaku, gjë që do ishte gabim, pavarësisht se në këtë rast mund të ishte e drejtë dhe paratë do ta shpjegonin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›