E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qeveria e re do ketë surpriza. Drekë private me "të vjetrit"

TIRANË- Është mbajtur sot në orën 11:00 mbledhja e fundit e qeverisë "Berisha 1" që nisi punën në shtator të 2005-s. Berisha ka bërë një rezyme të sukseseve të arritura nga kjo qeveri që sipas tij edhe pse ka pasur ndryshime ka qenë kompakte për 4 vjet.

"Propozimi i Qeverisë së re është një proces kompleks, dhe unë nuk e di se cili prej jush do të ulet në këto vende pas 10 ditësh, apo dy javësh. Por ata që do të mungojnë nga ju, absolutisht që nuk do të mungojnë nga moskonsideratat e mia dhe as nga mungesa e kontributit të tyre parësor në këto 4 vite", tha Kryeministri Berisha duke i'u drejtuar anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar.

Ndersa gazetarëve, iu drejtua se sot pasdite do prisni surpriza. "Qeveria 'Berisha 2 'do të jetë kabinet që do të dalë jashtë parashikimeve tuaja, por ju lutem të prisni deri pasdite", u shpreh ai.

Ndërkohë përsa i përket sukseseve të kësaj qeverie ai renditi, anëtarësimin në NATO, rrugën Durrës-Kukës dhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Në fund ai ka lajmëruar se do të ketë një drekë private me të gjithë ata që kanë qenë anëtarë të kabinetit 'Berisha 1' që nga 2005 e deri më tani.

Sot nisin negociatat, ja çfarë do kërkojë LSI-ja


TIRANE- Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i LSI-se, Ilir Meta, do te takohen pasditen e sotme ne oren 18:30 ne Kryesine e Kuvendit, per te nisur negociatat e formimit te qeverise se re.
Ilir Meta, perveç pozicionit te zv/kryeministrit, pritet te marre edhe ministrine e Jashtme, ate te Shendetesise dhe Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes.

Pas takimit me Meten, Kryeministri Berisha do te pershkallezoje negociatat edhe me aleatet e tjere, si republikanet dhe Partine per Drejtesi dhe Integrim. E ftuar per negociata eshte edhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Qeveria e re pritet te pagezohet me emrin "qeveria e integrimit europian".


Paraprakisht duket se jane qartesuar pikat e marreveshjes se pritshme per bashkeqeverisje midis PD dhe LSI. Mesohet se Kryeministri ka rene dakord t'i ofroje kesaj partie tre poste ministrore dhe nje numer te konsiderueshem zv/ministrash. Po sipas burimeve eshte rene dakord qe posti i pare te jete ai i ministrit te Ekonomise.

Emri me i gatshem per te marre persiper drejtimin e ketij dikasteri eshte ai i deputetit Dritan Prifti. Sakaq, nje tjeter kabinet ministror mesohet se do te jete Ministria e Jashtme. Kjo e shoqeruar bashke me postin e zevendeskryeministrit. Ato pritet te mbahen nga kryetari i partise, Ilir Meta.

Posti tjeter ministror eshte Ministria e Shendetesise. Mesohet se gjate diskutimeve eshte rene dakord qe perfaqesimi ne kete nivel qeverisjeje te shkoje nga 5 deri ne 7 poste zevendesministrore. Gama e perfaqesimit ne kete nivel do te jete sipas fushave te ndryshme, ku ka prioritetet programore Levizja Socialiste per Integrim.

Mbremjen e se merkures do te qartesohet gjithçka dhe ne takim pritet te jete edhe nenkryetarja e PD-se, Jozefina Topalli, ose sekretari i Pergjithshem i PD-se, Ridvan Bode, dhe sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili.

Muredini i PDI kerkon nje ministri


dt 1 shtator

TIRANË - Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini, ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para nisjes së negociatave për formimin e qeverisë së re. "Në marrëveshjen që do të diskutohet me Kryeministrin Berisha, PDI do të kërkojë që të bëhet pjesë e qeverisjes së vendit, si pjesë e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 28 qershorit", tha Muredini.


Më tej ai shtoi se "ne kërkojmë të përfaqësoheni në qeveri, duke kërkuar një post ministror". I pyetur nga gazetarët se cili është dikasteri i tyre i preferuar, shtoi se "kjo do të jetë pjesë e negociatave".


Partia për Drejtësi dhe Integrim, e cila mbron të drejtat e komunitetit çam në Shqipëri ka bërë një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Demokratike, duke u bërë pjesë e koalicionit "Aleanca për Ndryshim", në zgjedhjet e 28 qershorit, nga rezultati i të cilave, PDI do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me një mandat deputeti. Në këtë koalicion është edhe Partia Republikane, e cila gjithashtu ka marrë vetëm një mandat deputeti dhe kërkon përfaqësim në qeveri.


Negociatat për formimin e qeverisë së re nisin nesër, me 2 gusht. Këtë e ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha një ditë më parë, i cili shtoi se nuk do të ndryshojë numri i ministrive tashmë që koalicioni është zgjeruar. LSI, PDI dhe PR presin për poste ministrore.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›