Zgjedhjet, Rama i dërgon letër Topit

Partia Socialiste vëndos në dispozicion të Presidentit Bamir Topi të gjithë materialin e mbledhur nga kjo forcë politike për shkeljet që sipas kësaj partie janë bërë gjatë procesit zgjedhore të 28 qershorit.
Kreu i selisë rozë Edi Rama përmes një letre dërguar Presidentit të Republikës Bamir Topi në cilësinë e kreut të KLD-së, i kërkon këtij të fundit të shqyrtojë problematikën e ngritur nga Partia Socialiste për shkeljet që janë bërë në zgjedhje. Në këtë letër, z.Rama rithekson edhe një herë tjetër se PS-ja nuk mund të mos e trajtojë fenomenin e bashkëpunimit të autoritetve të shtetit me autoritetet e krimit si një element i cili cënon rëndë demokracinë dhe institucionet e shtetit. Sipas Ramës, Partia Socialiste nuk mund të pranojë që Shqipëria të jetë vendi ku parlamenti dhe shteti të lindin nga shkelja e standarteve demokratike deri në bashkëpunim mes krimit dhe shtetit, sikundër nuk mund të lejojmë që ky problem kaq i rëndë jo thjesht për zgjedhjet po për sigurinë e shtetit të së drejtës në vend, të mbetet pa u trajtuar deri në fund në të gjitha rrugët e mundshme ligjore e institucionale. Në fund të kësaj letre, z.Rama kërkon nga presideni i vendit që të marrë në konsideratë të gjithë raportin e dërguar nga PS-ja dhe të shqyrtojë këtë problematikë mjaft serioze sipas tij. Kreu i shtetit ka dekretuar datën 7 shtator për nisjen e sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita ende nuk e ka bërë të qartë nëse do të shkojë në këtë sesion.