Tri gjëra të parashikueshme
HENRI ÇILI
Përtej morisë së teknikaliteve që kanë mbetur për t’u kryer ende rreth zgjedhjeve të 28 qershorit, duke filluar nga numërimi i disa kutive, shtjellimi i disa padive gjyqësore të opozitës në kolegjin zgjedhor, të cilat janë një e drejtë e pamohueshme e kësaj të fundit për të bërë transparencën përfundimtare të zgjedhjeve, spikasin së paku tri gjëra lehtësisht të parashikueshme. Gjëja e parë e parashikueshme është një mandat i dytë i Sali Berishës kryeministër, në të cilin ai hyn pothuajse pa asnjë nga kushtëzimet politike të herëve të tjera në pushtet. Në fund të karrierës së tij politike ai zhvilloi dy herë zgjedhje të lira, në 2007 e 2009, dhe po ashtu mori të drejtën nga shqiptarët për të ndërtuar një qeveri të re, edhe pse nuk mori dot një shumicë të qartë. Me këtë mandat, ai zgjeroi koalicionin e tij duke i dhënë një zgjidhje racionale ndarjes 50% me 50% të votave dhe mandateve: mori në qeveri LSI-në, katër mandate të saj dhe afro 6 për qind të votave të Ilir Metës dhe koalicionit të tij. Ka të ngjarë që koalicioni i tij të përforcohet rrugës qoftë edhe në format aspak të ndershëm të parlamentarizmit shqiptar të shekullit të ri. Ndërsa ka shansin historik që Berisha të ketë mandatin e duhur për të çuar deri në fund disa prej reformave të nisura, apo për të nisur disa reforma të reja të guximshme, mandati ndodhet para rreziqesh serioze.
Mandati i dytë i Sali Berishës me gjithë këto tipare dhe moskushtëzime rrezikon të shndërrohet në një mandat të palavdishëm, pse jo, nën dritën e ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit, mund të ngjasë të kemi edhe një mandat rrezikshëm për demokracinë. Rrotacioni në institucionet e pavarura dhe eventualisht një president qartësisht blu më 2012 mund të sjellim rreziqe, nga të cilat ne nuk jemi të imunizuar.
Gjëja e dytë e parashikueshme, është “shpërngulja” e Ilir Metës nga trojet e së majtës dhe nevoja që ky lider t’i gjejë një mision të ri vetes dhe partisë së tij. Mund të thuhet se Ilir Meta i mbijetoi me sukses luftës së Partisë Socialiste për t’u defaktorizuar dhe si i “mbijetuar”, atij nuk ka kush të drejtë t’i kërkojë llogari për përdorimin e votave të tij, të cilat u morën në kushte “in extremis” dhe që u morën në kushtet kur votat e tij konsideroheshin nga reklamat e PS si “vota për Berishën”. Sot Ilir Meta mund të qetësojë ndërgjegjen e tij dhe të nisë një rrugë politike për vete dhe partinë e tij, rrugën e së cilës i takon atij ta ndjekë. Pavarësisht nga shkaqet dhe motivet, qëllimet apo dobia publike e futjes së tij në koalicionin e djathtë, Ilir Meta dhe partia e tij kanë kapërcyer një “ylber politik”, duke u shpërngulur nga fati i së majtës shqiptare. Ky është fati politik ndoshta i detyruar i Ilir Metës, kjo është dhe zgjedhja e tij.
Gjëja e tretë e parashikueshme, sigurisht pasi të kenë ndodhur dhe disa procedura apo pasi të jenë daravituar emocionet dhe dhimbjet e humbjes, është një proces politik brenda Partisë Socialiste për një lidership të ri të kësaj partie. Jo thjesht si një detyrim statutor, por si rrugëdaljen më efektive për të ndërtuar një opozitë të re, me lidership të ri, me një fabul dhe moral të ri politik. Duke vijuar precedentin “Nano”, atë të largimit të liderit pas humbjes në zgjedhje, Partia Socialiste ka shansin t’i japë vendit shpejt një opozitë të fortë dhe efikase, e cila për më tepër ka 65 deputetë në Parlament. Duke vijuar këtë precedent PS, jo thjesht vitalizon më shpejt vetveten, por konsolidon edhe një standard të dialektikës politike të demokracisë shqiptare, konsolidon parimin: të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë i takojnë liderit. Një parim vital ky për të evoluar demokracinë shqiptare. Zgjedhjet e 28 qershorit janë subjekti i refleksionit të së majtës shqiptare nesër, ato nuk mund të jenë assesi shkak për një bllokim qoftë dhe për arsye emocionale, të dialektikës politike. Kjo nuk përjashton akomodimin e trashëgimisë së re politike të PS apo të Edi Ramës në një peizazh të ardhshëm politik. Përkundrazi e nënkupton këtë. Me Edi Ramën, në katër vitet e shkuara shqiptarët patën një opozitë më të mirë, më normale më afër përfytyrimit të një opozitë evropiane. Por rregullat e lojës janë këto, precedenti është ky. Kundërvënia ndaj këtyre të dyjave do të ishte standardi i fundit i humbur i këtyre zgjedhjeve. I vetmi standard që opozita socialiste ka në dorë sot.