E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man. UTD: Çmime të kripura, ne e mbyllëm merkaton

Gjatë prezantimit zyrtar të blerjeve të reja (Ouen, Valencia e Obertan), Aleks Ferguson mbyll merkaton në hyrje të "Red Devils"-ave. "Merkatoja jonë është e mbyllur. Harrojini të gjitha historitë hipotetike. Në qarkullim ka shifra të çmendura, asnjë nga këto nuk është realiste. Është vërtet e vështirë të vësh vlerësime në këto momente. Ne përfituam duke shitur Ronaldon. Ndjej që kemi një skuadër të mirë. Tentuam të merrnim Benzemanë, por Lioni bëri mirë që na refuzoi, pasi nuk ofronim 42 milionë, sa Reali".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›