Tevez për 28 mln, 30 mln për Adebajor
Karlos Tevez duket se do të jetë një lojtar i Mançester Sitit. Mësohet se mes palëve është arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit argjentinas për 28 milionë euro. Mungon vetëm zyrtarizmi në orët e ardhshme. Ndërsa nga Franca vjen konfirmimi se Siti është hedhur në gjurmën e sulmuesit nga Togo, Emanuel Adebajor (25-vjeçar). Sipas "Rmc", klubi i sheikut Mansur, pasi ka ndërprerë tratativat me Barcelonën për Samuel Eto‘o, është gati t‘i ofrojë Arsenalit 30 milionë euro për kartonin e futbollistit.