E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premiership, SIDA rrezikon gjashtë lojtarë

Gjashtë lojtarë të Premiershipit anglez janë në ankth të rezultateve të testit HIV, pasi zbuluan se një "shoqëruesja" e tyre ishte e infektuar me virusin vdekjeprurës. Sipas tabloidit "The Sun", të gjithë futbollistët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën. Por, më pas, ajo zbuloi se ishte bartëse e SIDA-s. Sipas fjalëve që qarkullojnë, në këtë çështje duket se janë përfshirë lojtarë të cilët luajnë në tri klube të mëdha të elitës së futbollit anglez. "Asnjëri prej tyre nuk ka folur rreth kësaj çështjeje me familjet, sepse nuk duan t‘i shqetësojnë njerëzit e dashur", shpjegoi një burim anonim. "Sportistët janë të vetëdijshëm për skandalin që do të shkaktonte një histori e tillë. Është si një minë me sahat: nëse rezultatet e testeve do të jenë pozitive, karriera e tyre ka marrë fund".

Nga një rindërtim fillestar i ngjarjes, gazeta theksonte se vajza i ka njohur lojtarët nëpërmjet të fejuarit dhe i ka frekuentuar pasi çifti ishte ndarë. Në harkun e disa muajve, ajo ka kryer marrëdhënie me gjashtë yjet e Premiershipit, madje më shumë se një herë. Por, në momentin kur lidhja e dashurisë rifilloi, vajza vendosi të kryente testin e HIV, duke zbuluar se ishte pozitive. Menjëherë pas analizave ajo kontaktoi të gjithë partnerët seksualë, të cilët mendonte se ishin në rrezik. Ende nuk është e qartë nëse vajza ka rënë në kontakt me virusin përpara apo pasi u shoqërua me futbollistët. HIV sulmon sistemin imunitar të trupit të njeriut, por ai mund të mbahet nën kontroll me ilaçe, duke bërë që procesi të ngadalësohet disi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›