Berni Ekleston: Nuk do të largohem nga F1
"Të gjitha spekulimet që krijojnë idenë se unë dua të largohem, janë mashtrime. Nuk e kuptoj ku bazohen". Nëpërmjet "Autosport", njëshi i Formula 1, Berni Ekleston, reagoi për lajmin e publikuar nga "Sunday Telegraph", sipas të cilit po mendonte "të hapte krahun". "Shpresoj të arrijmë një tjetër pakt me skuadrat e FOTA-s. Maks Mosli do të jetë i lumtur kur gjithçka të rregullohet, sepse siguroi një marrëveshje të re dhe uljen e kostove. Ai mund të ikë i qetë, por unë do të qëndroj edhe në të ardhmen në cirkuite", tha Ekleston.