Pelegrini: Na duhen edhe tri përforcime
Duket e pabesueshme, por Manuel Pelegrini nuk është i kënaqur nga kontingjenti që ka në dispozicion dhe kërkon përforcime. Për të thënë të vërtetën, në këtë linjë qëndron edhe Florentino Perez, që pasi bleu Karim Benzema, kishte bërë të ditur se merkato e Realit të Madridit nuk është mbyllur. Fatura e merkatos së spanjollëve, që deri më tani ka kapur shifrën 216 milionë euro (me blerjet e Kaka, Kristiano Ronaldo, Albiol e Benzema), pritet të shtohet. Drejtuesi i stolit në "Santiago Bernabeu" bën llogaritë dhe pohon se skuadra është e "zbuluar" në dy role: më saktësisht ai kërkon edhe tri blerje. "Reparti sulmues është i kompletuar. Na mungojnë dy lojtarë në mesfushë dhe një mbrojtës krahu", shpjegoi Pelegrini, i cili nuk ka frikë të punojë me një numër të madh futbollistësh në skuadër: "Kur ke shumë lojtarë në dispozicion, mund të jetë e vështirë të gjesh hapësira për të gjithë dhe t‘i bësh të ndihen të rëndësishëm për ekipin. Por, trajneri ka për detyrë të punojë njësoj me të gjithë ata që janë pjesë e klubit, pa bërë diskriminime. Këtë politikë kam ndjekur gjithmonë. Kërkoj të kem një kontingjent të organizuar në mënyrën më të mirë". Tekniku nga Kili foli edhe për Ksabi Alonson, një prej objektivave në merkato: "Nuk ekzistojnë futbollistë të pazëvendësueshëm. Ai është një lojtar i rëndësishëm, dhe nuk është sekret që Reali interesohet ta blejë, por e kemi të qartë se negociatat nuk janë aspak të lehta. Ksabi është një lojtar i madh, që do t‘i përshtatej më së miri lojës tonë". Në listën e shpenzimeve të madrilenëve janë edhe Riberi, për të cilin mediat iberike besojnë se do të afrohet në vitin 2010, David Silva, ndërsa për mbrojtjen në balotazh janë Maikon, Arbeloa e Klishi.
Nga grumbullimi për fazën përgatitore që startoi dje në Irlandë, trajneri ka folur edhe për emra konkretë si Uesli Shnajder, e Raul. "Shnajder është një lojtar i shkëlqyer, që vihet në shërbim të skuadrës dhe po tentojmë ta mbajmë këtu, shpjegoi 55-vjeçari. Raul? I ka treguar cilësitë e tij. Do të ketë hapësira për të gjithë". Në fund, Pelegrini analizoi edhe situatën në dhomat e zhveshjes, ku për shkak të prezencës së shumë yjeve, në të ardhmen mund të shfaqen pakënaqësi: "Nuk duhet besuar gjithçka që dëgjohet. Në ekipin tonë nuk shoh asnjë problem. Të gjithë janë personazhe të mëdhenj dhe natyrisht që ekziston konkurrenca për një fanellë titullari. Ambienti është shumë i mirë".