E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni: Nuk ka më shpenzime të çmendura

improvizojë një tjetër takim me më të mëdhenjtë e Topit. Vetëm se Kaka nuk është më, Pirlo nuk kishte ardhur ende dhe në ato momente i bie që mungonin dy nga talentet e tij të preferuar. Janë të gjithë lojtarët e tjerë, kampionët e të rinjtë, ata që kanë fituar shumë dhe ata që përgatiten të fitojnë. Berluskoni flet i vendosur: "Jeni një skuadër e madhe, më e fortë se Interi: nëse do të luani mirë, do ta fitoni titullin". Nuk mungojnë referimet taktike ("Në 20 minutat e fundit duhet të mbani ju topin në këmbë eh...") dhe batutat. Nga salla e ngrënies grupi spostohet te salla e ecjes, atje ku zhvillohen diskutimet, ku bëhen paktet e mëdha, ku kanë lindur shumë fitore të mëdha. Berluskoni ulet në një poltron të bardhë, në mes të sallës. Lojtarët ulen në formë rrethi në divanë. Përveç Ronaldinjos. Brazilianit, presidenti i kërkon të qëndrojë në këmbë pranë një tavoline. "Ronaldinjo, ti je një kampion, shprehet Berluskoni: tani duhet të premtosh para të gjithë shokëve të tu se do të sillesh si profesionist përgjatë gjithë sezonit dhe se do të bësh çdo gjë për t‘i udhëhequr drejt fitores". Dhe Ronaldinjo, i befasuar nga kjo mënyrë komunikimi, ka bërë betimin e tij. Skuadra dhe presidenti janë transferuar më pas në Vareze, për miqësoren e parë sezonale. Ronaldinjo ka qenë zhgënjyes në pjesën e parë, diçka më mirë në pjesën e dytë dhe në fund të ndeshjes ka ritheksuar publikisht atë që kishte premtuar në sallë: "Dëshiroj të bëj një sezon të madh dhe t‘ia dedikoj presidentit. Tifozëve u garantoj se jam i bindur për të bërë një punë të mirë dhe për t‘u rikthyer të jem një kampion". Gjithsesi Berluskoni e ka shijuar dopjetën e Inzagit dhe debutimin e Leonardos: "U kam thënë djemve, konfirmon presidenti, është e nevojshme të fusim një marsh tjetër në krahasim me sezonin e kaluar dhe me disa të reja taktike. Për sa i përket anës teknike, askush nuk është në nivelin e Milanit: mendoni Pirlo, Sedorf, Pato, Ronaldinjo, i cili do të jetë njeriu më shumë. Dinjo ka përgjegjësinë e një shitjeje, të cilën Milani ishte i detyruar ta bënte, por kjo do t‘i japë hapësirë vetë Ronaldinjos. Të gjithë lojtarët dëshirojnë që ky të jetë viti i Ronaldinjos, i cili është 29 vjeç dhe ka një formë të mirë fizike. Mbetet për t‘u parë dëshira për të qenë njeriu që bën diferencën në këtë Milan, dhe unë besoj se mund të shpresojmë". Më pas Berluskoni tenton të sqarojë pistën që të çon te Luis Fabiano: "Milani ka vendosur të synojë te të rinjtë: unë do ta ndiqja këtë linjë edhe sepse ne jemi kompetitivë tashmë. Në çdo rast nuk do të ketë shpenzime të çmendura në një moment si ky që po kalojmë, i një krize të vështirë ekonomike". Por më pas Leonardo ka lënë të kuptohet se ka një marrëveshje për Luis Fabianon, që është konfirmuar nga menaxheri i lojtarit: "I pëlqen edhe Sitit, por lojtari dëshiron vetëm Milanin".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›