E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria flet mbi mbylljen e gazetës TemA

>>
Mero Baze mbyll gazetën TemA

>>
Një fund, por jo fundi për lirinë e medies

Shoqëria
Media Soft Albania, me administrator Mero Baze, ka kryer veprime zhdoganimi të një
shtypshkronje në vitin 2006, dhe nuk ka shlyer detyrimet doganore edhe pas
afatit ligjor për pagimin e këtij detyrimi ne shumën 4,821,250 lekë, dhe
aktualisht ka akoma të papaguar shumën prej 3,321,250 lekë pa përfshirë kamatëvonesat,
për të cilat kanë filluar procedurat e nxjerrjes me forcë të detyrimeve
doganore, në përputhje me aktet ligjore

Tiranë, 23 Janar NOA

Ministria e Financave
doli pak më parë me një qëndrim zyrtar mbi mbylljen e gazetës së përditshme
TemA, lajmëruar mbrëmë nga botuesi i saj Mero Baze i cili sot nxori numrin e
fundit të kësaj medie të shkruar.

Në lidhje me pretendimin e z. Mero Baze për
mbyllje të gazetës TemA për shkak të kontrolleve selektive financiare dhe
presionet që nisin nga bilancet e gazetës prej vitit 2004, Ministra e Financave
sqaron se nga informacionet që rezultuan pas verifikimeve që Ministria bëri, z.
Mero Baze, ka qenë në kontakt me organet fiskale ne dy raste.

Financat kanë dhënë detaje për kontrollet e
kryera:

Së pari, si rezultat i kontrollit që
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në muajin Dhjetor 2009, ka programuar dhe
filluar në kompanisë Media Enter, me ortak të vetëm dhe administrator z. Besnik
Sula, ky kontroll ka ardhur për shkak se në bazë të analizës së riskut kjo
kompani prej kohesh ka mungesa ne deklarimet periodike të veprimtarisë së saj, përfshi
dhe mosdorëzimin e bilancit financiar të vitit 2008. Si rrjedhojë kjo kompani
ka detyrime tatimore të papaguara, - deklaron Ministria e Financave.

"Bëjmë të ditur se kompania ne 5 vitet e
fundit, nuk është kontrolluar asnjëherë në organet tatimore, çka rrëzon
pretendimin e z. Mero Baze për kontrolle selektive nëse i referohet këtij rasti,
- vlerëson ministria.

Sipas dokumentacionit të QKR, kjo kompani, ka ndërruar
pronarë (regjistrimi i fundit i ndryshimit të pronësisë i përket muajit Nëntor
2005) dhe megjithatë në asnjë rast nuk është bërë pagimi i detyrimeve që lind
nga transaksioni i shitjes së kompanisë.

Dikasteri njoftoi se kontrolli tatimor është në
proces dhe akoma nuk është konkluduar për rezultatet e këtij kontrolli, të
cilat tha se do ti bëjë të njohura në përputhje me legjislacionin.

Së dyti, thotë Ministria e Financave, shoqëria
Media Soft Albania, që sipas dokumentacionit të QKR rezulton të jetë regjistruar
në Nëntor të vitit 2005, në pronësi të z. Festim Bajrami, dhe administrator z.
Mero Baze, ka kryer veprime zhdoganimi të një shtypshkronje në vitin 2006, dhe
nuk ka shlyer detyrimet doganore edhe pas afatit ligjor për pagimin e këtij
detyrimi ne shumën 4,821,250 lekë, dhe aktualisht ka akoma të papaguar shumën
prej 3,321,250 lekë pa përfshirë kamatëvonesat, për të cilat kanë filluar
procedurat e nxjerrjes me forcë të detyrimeve doganore, në përputhje me aktet
ligjore.

Vetëm në këto dy raste, Ministria e Financave thotë
e sheh z. Mero Baze të përfshirë në kontrolle te organeve fiskale, por duket
qarte se në asnjërin prej tyre këto organe nuk janë në pozita selektive dhe
tendencioze, por përkundrazi kanë treguar tolerancë të pajustifikueshme ne
zbatimin e ligjshmërisë.

e.r/NOA  Lexoni më
shumë mbi argumentin:

Botuesi
Mero Baze deklaron mbylljen e gazetës së përditshme TemA

Një
fund, por jo fundi për lirinë e medies

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›